Greqia, një rebus pa zgjidhje?

Postuar në 22 Shkurt, 2012 03:33

Evangjelos Venizellos, Ministri grek i Financave, vijon të thotë se paketa e re 130 miliardëshe (euro) do të japë rezultate, por grekët e thjeshtë nuk janë të këtij mendimi. Ata vijojnë të demonstrojnë në rrugë. “Mos prisni që grekët të jenë duke parë TV në këtë situatë”, thotë ekonomisti Gregorz Kolodko, ish-kryeministri polak, “kur papuënsia ka arritur mbi  20% e kur 50% e të rinjve janë të papunë”.

Në fakt, po merret vesh se në këtë botë nuk janë të shumtë ata që janë optimistë lidhur me Greqinë. Ekspertët po nënvizojnë në vijimësi se shkurtimet e shpenzimeve publike nuk prodhojnë rritje ekonomike, dhe pa rritje, Greqia nuk ka ku të shkojë. Ajo sot e ka borxhin publik sa 163% të GDP-së, dhe është në të disatin vit radhazi që është me rritje negative. Dhe kjo paketë e re do të synojë që rritja ekonomike të rifillojë andej nga viti 2014, dhe që në vitin 2020 Greqia të ketë borxhin publik sa 120% e GDP-së (sa e ka Italia sot). “Ka kuptim kjo ndihmë në këto rrethana?”, janë duke pyetur veten një numër ekonomistësh.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.