Berisha i rikthehet antikomunizmit. Biberaj: Komunistët e sigurimsat janë në PD

Kryeministri Berisha kapet në çdo moment pas një kauze, por ka ca kohë që ka mbetur pa kauzë. Kauza e korrupsionit ka mbetur varur në aventurat e pasurimit të shpejtë të njerëzve të afërt. Kauza e patriotizmit është tretur tok me marrëveshjen mbi kufirin detar Shqipëri-Greqi, e sikur të mos mjaftojë kjo, kanë dalë dhe të tjerë që e kanë mbërthyer atë kauzë. Kauza e antikomunizmit? Po, tamam kësaj i është kthyer për herë të n-të. Vetëm dy ditët e fundit ka folur për ligjin e lustracionit që Presidenti ‘komunist’ nuk e firmosi, e për të përndjekurit që “s’mund të rrinë përballë Gramos Ruçit”. Ndërsa gjithë kohën flet për djemtë e pinjollët e bllokut.
Aleksandër Biberaj, ish-deputet i partisë demokratike dhe tani bashkëpunëtor i Topit në ditët e sotme, është i idesë se betejat antikomuniste të udhëhequra nga Berisha janë një gjë pa kuptim. “Kryeministri aktual i Shqipërisë është mbështetësi më i madh politik i ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit”, shkruan ai në profilin e vet në facebook. Dhe vijon: “Këta të fundit i ka në qeveri, në grupin parlamentar, e në kreu e PD-së. Kjo është tradhtia më e madhe e pas viteve ’90 ndaj shqiptarëve, ndaj Lëvizjes Studentore Anti-Komuniste të Dhjetorit ’90, ndaj demokracisë, ndaj së djathtës dhe ndaj ish-të persekutuarve politikë”.
E.G.
Comments
Ujku per te ngrene
<p> Ujku per te ngrene Kesulekuqen u vesh si gjyshe.</p>
ajsberg- ... dhe Saliu u vesh
<p>ajsberg- ... dhe Saliu u vesh si demokrat!</p>
Add new comment