“Albpetrol”, nafta shqiptare vlen 15 miliardë dollarë ?

Postuar në 06 Mars, 2012 09:34

Nisja e procedurave nga qeveria për shitjen e kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol”, po shkakton debate të forta në Kuvend por edhe më gjerë. Radhën sot e kishte Komisioni i Ekonomisë. Pas batutave të djeshme mbi emrin e zv.ministrit të Ekonomisë Enno Bozdo, nëse e kishte me një apo me dy “n”, të cilat shkaktuan shtyrjen e mbledhjes, deputetët i iu kthyen sot debatit teknik në lidhje me ligjet e propozuara nga qeveria për miratimin e procedurave të privatizimit të “Albpetrolit”.

Nga të dhënat e deklaruara nga Bozdo, mësohet se aktualisht vendi ka rreth 30 milionë ton rezerva nafte nëntokë, ndërsa ato pritet të rriten edhe me zhvillimin e teknologjisë. Rezervat e naftës përllogariten zakonisht në raport me mundësitë teknike për nxjerrjen e tyre në sipërfaqe me teknologjinë aktuale, ndërsa ekspertët vlerësojnë se vendi ka në total 480 milionë ton rezerva!

Por ajo që ndezi më tepër debatin në Komision ishte një përllogaritje e deputetit socialist Arben Ahmetaj, sipas të cilit rezervat shqiptare të naftës vlejnë aktualisht 15 miliardë dollarë me çmimin e tregut. Referuar kësaj vlerë, të majtët thanë se ekzekutivi po ia lë këtë pasuri kombëtare një privati duke mos u kursyer edhe në cilësimin e privatizimit një akt anti-kombëtar. Të djathtët ndërkohë nxituan të shpjegojnë se nuk bëhet fjalë për shitje të puseve por vetëm të aseteve të “Albpetrolit”.

Përllogaritja e Ahmetajt ishte një deklaratë përballe kamerave dhe gazetarëve dhe mund të marrim të mirëqenë faktin se është bërë edhe për konsum mediatik, megjithatë, deri më sot askush nuk ka marrë lapsin për të parë se sa është pasuria nëntokësore e naftës që Shqipëria po i shet privatit. “Albpetrol” po shitet në kushte emergjence nga qeveria, gjë që shihet edhe nga nxitimi i mazhorancës për të kaluar me shpejt ligjet në Kuvend.

S.E.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

15.000.000.000 dollar = 3.000.000 shqiptar x 5.000 dollar per çdo shqiptar

Submitted by Kontrapedali (not verified) on

Moooos , pse nuk thoni ju se e dogji gjithe Shqiperine prape ky maloku ?

Submitted by engjell (not verified) on

Edhe tjeter here kam komentuar çeshtjen e privatizimit te Albpetrolit,dikur kam thene edhe : Keshtu si e ka katandisur qeveria naften ,per ne qe jemi rritur dhe plakur me te me mire ta japin edhe falas ,(Kjo eshte si ajo thenia "per inat te time vjeherre do te fle me millonane" por deri ketu ka arritur puna .Eshte torture te shohesh dhe te degjosh se ç'behet ne ate qe quhet sot nafte, sepse vetem emri i ka mbetur .Te degjosh dhe "baballaret"e kombit kur debatojne per kete problemm shikon ekzaktesisht  si po lozin me djersen dhe mundin e te gjithe naftetareve ,ne radhe te pare ,por edhe gjithe popullit shqiptar ,dhe jo vetem te ke atyre qe jane gjalle por edhe te atyre qe kane vdekur dhe qe do te lindin ,sepse nafta dhe gazi u bene ato qe u bene duke hequr nga buka e gojes se çdo shqiptari qysh prej viteve 30 e deri me sot  po vijojne e do te vijojne

Nuk ka se si te mos deshperohesh kur degjon te diskutohet per rezervat me shifra te vena ne gojen e ketyre njerezve qe nuk kane idene se nga bie nafta e gazi ,nuk u dine as ngjyren e as eren dhe jo me te diskutojne per rezervat,dhe s'ka se si  te jete ndryshe kur ne nafte u çkerrmoq gjithe baza shkencore e saj ,te dy institutet e Naftes disa njerez te pa pergjegjshem keto institucione ne te cilat ishte ajka e inteligjences se naftes e me gjere   i hodhen neper rruge ,specialiste gjeologe ,shpues e prodhues si dhe vete punetoret e specializuar per vite te tera nepermjet shkollimit dhe punes ne nafte .Nje pjese e madhe e tyre me tituj shkencore te kualifikuar brenda dhe jashte vendit per vite te tera,

Per sqarim te lexuesit dua te permend se per çdo vendburim ne çdo vit kishte nje projekt te perpunimit te vend burimit, dhe ne rastet kur keshilli shkencor e gjykonte se ishte e mjaftueshme analiza e perpunimit te vend burimit, lejonte te  ishte e mjaftueshmete shfrytezimi ij vend-burimit me analizen e shfrytezimit e cila ishte nje materjal pergjithesues per te cilin punonin dhjet deri pesembedhjete specialiste te larte degeve te ndryshme si inxhiniere gjeologe kantierale,gjeofizike te kantierit ,inxhiniere te prodhimit ,inxhiniere mekanike ,matematicene ,ekonomiste ,fizikante (perveç punes gjith vjetore qe behej per vjeljen e te dhenave te dinamikes se shtratimeve qe kryhej nga teknike dhe punonjes te tjere)etj. te cilet e kompletonin analizen me rekomandimet perkatese te shfrytezimit te vend burimit ,vleresimin e rezervave te naftes dhe te gazit si dhe regjimet e shfrytezimit te çdo pusi prodhimi nafte apo gazi.

Rezervat e naftes dhe te gazit ne shkalle vendi kalonin ne menyre te perviteshme ne analize ne qeveri ,kishte nje komision te posaçem qe trajtonte kete problem dhe njihej çdo gje ne detaje.

Po sot ? Kush duhet ta bente kete pune ,??? ata qe jane sot ne "krye" te puneve ne nafte nuk i njohin fare keto qe permenda me siper sepse ka kohe qe vendburimet jane copetuar ne parcela apo çifligje me te cilat lozen biznese me ish "Premierin"" Bankers" "Stream oil" apo te tjere qe kane ikur e ardhur sipas berihait.Vete Marineza ishte pre e copetimit me te hereshem fillimisht me Drizat pastaj me Marinez raoret   dhe se fundmi me gelqeroret e Marinezes dhe Sheqishtes.Po keshtu Ballshi Visoka e me radhe .

Ne menyren se si u parcelizuan keto V.B. nuk ka se si te dihen sakte rezervat sepse ato edhe kur kishte ekipe si ata qe permenda me siper dhe ndjekje e kontroll rigoroz te regjimeve te v.burimeve ato perseri kishin nje relativitet ne saktesi dhe per kete shkak ato edhe kategorizoheshin ne rezerva te sigurta ,me pak te sigurta te pa sigurta dhe grupoheshin sipas kategorive mbi bazen e ketyre studimeve e projekteve e analizave te perviteshme .

Ata qe i benin keto pune sot shume prej tyre shtrojne edhe pllaka majolike ,apo shesin "shkrepse te fabrikesLlapshin" sepse ne vend te tyre vegjetojne militantet e partive

Eshte e vertete se ka disa kontrata te bera fillimisht me ish" Premier " "Bankers"etj qe lidhen me investimet fillestare  ,pjesen e prodhimit per llogari te shtetit ,apo teknologjite ,por a ka nje analize ne qeveri se sa jane investimet sipas programeve te parashikuara ne kontratat e nenshkruara ,si jane detyrimet reciproke ,po per zgjerimin e rezervave ,teknologjite dhe a ka jnje transparence dhe kontroll nga shteti per keto kompani? !  ,te pakten te publikuar deri me sot jo .Kjo si ne çdo fushe tjeter te ekonomise.

Po vete ish punonjesit e naftes qe kane kontribuar per gjithçka ne nafte pse u lane ne mes te kater rrugeve ,ku shkojne ato 50 milione dollare qe merr shteti ( nga kompanite vetem si produkt lende e pare pa llogaritur T.V.SH, dhe te ardhura  te tjera qe rrjedhin nga nafta e prodhuar eksportuar si dhe e perpunuar a ka nje publikim te tyre ?) Te ashtuquajturat sindikata e kane treguar "fytyren" e tyre qysh me largimet e para te punonjesve nga nafta ,kane qene ne fillim te viteve 2000 jo me pak se rreth 15 000 punonjes ne nafte ,sot nuk jam ne gjendje te them por me siguri rreth 10 here me pak dhe asnje sindikate nuk luajti as gishtin per kete ktraure.Eshte premtuar nga ndonje deputet lypes votash qe do te perpiqesh edhe per status te Naftetarit ,por ka qene nga keta sheleget qe duan te pine gjithe kopene ,jo se edhe ndonje deputet i vjeter ish naftetar  qe ka ngrohur vetem menderen ne karriken e deputetit dhe i ka bere fresk "sekeretarit te pare te K.Q .te P.D" sa per te siguruar privilegje per vehte ,pa se ç'behet me naften nuk ja kam ndier zerin asnje here

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.