Liri Berisha: Kam përfituar nga sakrificat që kam bërë si gruaja e Saliut

Liri Berisha ka folur vazhdimisht për burrin e vetëm të jetës së saj. Por nuk i thotë jo dhe një here tjetër për televizionin News 24. Dhe flet sërish për Saliun (kështu e quan ajo në publik, Sali). Intervista që ajo i ka dhënë gazetares Rezarta Reçi është e mërzitshme, me fraza të thjeshta, me ide të pritshme, e pa pikë ritmi. Të mbetet në mendje që e etiketon si dashuri lidhjen e saj me të shoqin, por e shpjegon thatë, si të ketë qenë fjala për një procedurë. “[Dashuria] jonë filloi një ditë e po vazhdon akoma. Është një dashuri, [që] ia kemi treguar njëri-tjetrit pas martesës me shumë pasion e shpesh herë, ua kemi treguar fëmijëve tanë me shumë dashuri, tani ua tregojmë mbesave me nostalgji. Është një ndjenjë e bukur, një ndjenjë që, siç e thashë dhe në fillim, duhet të ruhet, të mbetet e pastër”.
Të vetmen frazë inteligjente e thotë në momentin kur gazetarja e pyet, nëse burri i saj ia ka ditur që Liria ka sakrifikuar në funksion të ambicjeve e karrierës së Saliut. “Kam përfituar nga ajo çfarë kam lëshuar”, thotë.
Re.Pu.
Comments
Njerezit qe nuk jane te
<p>Njerezit qe nuk jane te dashuruar ne bashkejetesen 'cift' nuk kane teprica dashurie per te falur per popullin e tyre...Dashuria 'tret' gurin, burrin, shtetarin,...Ai , te cilit i mungon ky lloj 'acidi', ne vend te 'shpirtit' ka nje 'shkemb', mbase dhe graniti...</p>
As me pelqejne fare keto
<p>As me pelqejne fare keto komente qe ben Re.Pu per jeten private te Saliut dhe Liri Berishes !</p><p>Le te flase si te doje, cfare te doje, doni qe t'ua manifestoje gazetareve me fraza te bukura dashurine dhe sakrificen e saj si grua?</p><p>Me kujtohet thenia e nje shkrimtareje franceze qe thoshte se "kush flet me fraza te bukura per dashurine, ka pak dashuri ne zemer".</p>
Add new comment