Jakup Krasniqi kritikon fusnotën; por tani është vonë

Postuar në 19 Mars, 2012 04:22

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dalë kundër fusnotës, që e detyron palën kosovare të paraqitet në veprimtaritë rajonale si Kosovë e jo si Republikë e Kosovës. Këtë gjë e ka thënë në një intervistë për gazetën Epoka e Re, në të cilën fillimisht bën të ditura rezervat e veta lidhur me negociatat Kosovë-Serbi. “Kam pasur edhe kam rezervat e mia se në këtë dialog kemi hyrë të papërgatitur si duhet, pa i planifikuar çështjet që dëshirojmë t’i bisedojmë. Në këtë dialog kemi dërguar një ekip që ka treguar se nuk i ka njohur teknikat e dialogimit. Delegacioni i Kosovës duhet ta ndryshojë qasjen ose të ndryshohet i tëri”, hedh spica ai. Por ideja më interesante ka të bëjë me fusnotën. “Nëse do të ishim ulur të bisedonim lidhur me këtë çështje, do të ishte gjetur një zgjidhje më e mirë”, shprehet ai. Pyetje: a nuk do ish gjendur një zgjidhje më e mirë sikur Krasniqi e të tjerë të mos bëheshin të gjallë si kofini pas të vjelit?

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.