Dy takimet më të rëndësishme të Edi Ramës në SHBA

Postuar në 21 Mars, 2012 05:48

Mediat shqiptare dhe Zëri i Amerikës kanë raportuar gjerësisht për vizitën e Edi Ramës në SHBA. Është raportuar për takime me përafaqsues të FMN-së dhe Bankës Botërore, me kongresmenë dhe diplomatë të lartë në Departamentin e Shtetit, si dhe për biseda në New York University dhe në National Democratic Institute. Secili nga këto takime e biseda e ka rëndësinë e vet (edhe biseda për sportin në shkolla me kongresmenin Heath Shuler, yllin e futbollit amerikan, e ka rëndësinë e saj), por duke patur parasysh se bëhet fjalë për udhëheqësin e opozitës shqiptare, vlen të veçojmë ato më të rëndësishmet.

Takimi më i rëndësishëm ishte padyshim ai me Philip Reeker, zv.ndihmësin e Hillary Clinton-it për çështje të Euro-Azisë. Reeker është diplomati i karierës më i lartë në Departamentin e Shtetit që mbulon rajonin tonë. Ai ka zëvendësuar Thomas Countryman në këtë post që nga gushti i kaluar. Pas takimit me Reeker, Rama deklaroi: “Jemi jo vetëm të kënaqur, por edhe të frymëzuar nga ky takim.”

Takimi tjetër i rëndësishëm i Ramës në SHBA ishte me kongresmenin e djathtë Robert Aderholt, Kryetar i Komisionit për Sigurinë në Dhomën e Përfaqsuesve dhe anëtar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (ky i fundit njihet dhe me emrin Komisioni i Helsinkit i SHBA-së). Pas takimit me të, Rama shkruajti në Tweeter: “Takimi i fundit për këtë here, me kongresmenin Aderholt, kryetar i Komisionit të Sigurisë e po ashtu shumë i interesuar për Shqipërinë.” Komisioni i Helsinkit i SHBA-së është i vetmi komision i përhershëm amerikan i përbërë si nga nga përfaqësues të pushtetit legjislativ ashtu dhe të atij ekzekutiv. Komisioni ka në përbërjen e tij 9 anëtarë të Dhojmës së Përfaqsuesve (njohur në gjuhën e përditshme si kongresmenë), 9 anëtarë të Senatit, dhe nga një përfaqësues të Departamentit të Shtetit, të Mbrojtjes dhe të Tregtisë. Detyra e këtij komisioni është kontributi në formulimin dhe ekzekutimin e politikave të SHBA-së në lidhje me vendet e OSBE-së. Seancat dëgjimore që përgatit ky komision janë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Vlen të kujtojmë sencat e këtij komisioni në lidhje me Shqipërinë në 1996-ën dhe 2004-ën, ku iu bë një “gjyq” publik, respektivisht, Berishës dhe Nanos, një vit para dy ndërrimeve të pushtetit në vendin tonë.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Rama e ka kuptuar mbase pak vone qe zgjidhja per zgjedhje te rregullta dhe presion te forte nderkombetar kalon nga binomi, &nbsp;Washington - Londer, n.q.s&nbsp; administratata Obama do jete 4 vjecarin e ardhshem ( sipas gjasava duket qe do te jete)..........E pa qe me Restorant Krokodilin ne Strasburg vetem sa humbi kohen......Saliu i kishte perpunuar me Ceqe ne llogarite e tyre......dhe dihet perfundimi...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.