Kristo Frashëri vë në paqe palët në bashkinë e Tiranës: I japin titullin Qytetar Nderi

Postuar në 21 Mars, 2012 13:27

Panorama online bën me dije se bashkia e Tiranës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” Kristo Frashërit. Motivacioni: Për kontributin e çmuar në evidentimin e vlerave historike të qytetit të Tiranës. Historiani i njohur ka lindur atëmot që Tirana u bë kryeqytet, dhe ka kaluar pothuaj gjithë jetën në Tiranë (ka lindur në Stamboll, dhe është banor i Tiranës qysh prej moshës 7 vjeç). Në një intervistë për të përditshmen Mapo në muajin shkurt, ai nënvizonte se Tiranën nuk e bëri kryeqytet historia, bëmat, vlerat arkitekturore, apo rëndësia kulturoro-ekonomike, por “treva ku është”: “Tirana bregdetare është kryqëzim rrugësh nga Dalmacia, nga Shkodra, Ulqini, Lezha, për të shkuar në Lindje, duhej kaluar njëherë nga Tirana, Qafë-Krrabë dhe në Elbasan, rrugën “Egnatia” e shkonin drejt e në Manastir, Selanik, Stamboll e më tutje. Kjo ishte rruga veriore, ishin dy rrugë të tjera pastaj horizontale, njëra nisej nga Durrësi, bregdeti, qyteti bregdetar, vinte në Tiranë dhe kalonte në rrugën e “Shën Gjergjit” e lidhte Malësinë me detin. Qe një rrugë tjetër që nisej nga Kavaja, që ishte një qytet tregtar, po aq i lulëzuar sa edhe Durrësi e vinte nga Kavaja e shkonte nëpër Ndroq, tek Urë e Beshirit në Tiranë e hynte në Rrugën e Dibrës e në Qafën e Tujanit, Qafë të Murizës, në Mat, në Dibër, në Maqedoni. Po t’i shikosh në hartë këto tre rrugë kryesore, ato takohen në Tiranë, në sheshin “Skënderbej”, prandaj Tirana lindi si qytet, kur u gjallërua krahina, treva.”

Propozimi për dhënien e këtij titulli për akademikun Kristo Frashëri ishte bërë nga grupi i Këshilltarëve të PS-së dhe, me sa duket, është mbështetur edhe nga këshilltarë të djathtë. Frashëri, përveç aktivitetit akademik, ka rënë në sy edhe në debatin publik të kohëve të fundit, sidomos për çështje të natyrës patriotike, dhe në këtë mes e ndihmonte, dhe e cyste, fakti që është historian. Në fakt, Kristo Frashëri është një nga pak autoritetet e pakontestuara, ose të kontestuara pak, të Shqipërisë së sotme në terma moralo-intelektualë. Ai sot është 92 vjeç.

E.G.

Comments

Submitted by G.G. (not verified) on

<p>Kristo Frasheri eshte shume i kontestuar, por problemi eshte se mediat ne Shqiperi posedohen nga grupe fanatike nacional-komuniste te cilat Kristo Vllahun nga Frasheri e kane per zot. Sikur ne Shqiperi te hapen dosjet, Kristoja, duhej te turperohet per ato qe ka genjyer e genjen ne keto &nbsp;50 vite.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Njërz të tillë i duhen kombit dhe bëjnë mirë që e nderojnë me tituj dhe zoti i dhëntë jetë të gjatë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.