Paloka: Meksi nuk është çmendur të bëhet me Topin. Në fakt, “Meksi është çmendur”

Postuar në 22 Mars, 2012 04:16

Aleksandër Meksi ka dhënë një intervistë për gazetën Telegraf me rastin e 22 marsit, përvjetorit të fitores së parë të demokratëve në vitin 1992. “Unë jam krenar për atë datë”, thotë Meksi, por në të njëjtën kohë nuk heziton të përsërisë kritikat ndaj PD-së së sotme, madje dhe ndaj pompave, me të cilën po festohet 20 vjetori i asaj ngjarjeje. Me pak ironi, ai thotë diku se “shqiptarët duhet të festojnë të gjithë sot, pasi është dita e ashures”.

Flitet se ish-kryeministri Meksi është një ideatorët e nismëtarët e themelimit të partisë së re të pagëzuar hë për hë si Partia Topit, por ai vetë deri tani nuk e ka konfirmuar këtë gjë. Për përfshirjen e tij në këtë projekt kanë folur të tjerët, e jo ai vetë. Mirëpo, njerëz të mirinformuar vënë dorën në zjarr që ai është ‘pjesë e lojës së re’. Demokratët duhet të jenë të mirinformuar, gjithashtu, mbi këtë fakt, por Ed Paloka bën sikur s’e di. Sipas gazetës Tema, ky i fundit ka thënë: “Nuk besoj se zoti Meksi ka luajtur nga mendtë pas 20 vitesh që të shkojë e të bashkohet me atë parti”.

Por siç e thamë, gjasat janë që “Meksi të ketë luajtur nga mendja”.

E.G.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

Thjesht nje konstatim i vogel pa rendesi: s'ka medium tjeter ku te permendet kjo parti e re e djathte me emrin 'e Topit' sa behet ketu ne respublica.

Submitted by tani97 (not verified) on

dmth, meqenese Sala ka blere Ballkanweb-in, Panorama ndoshta dhe Shekullin se fundmi, duhet te shitet edhe Respublica? Goxha interesante jeni ne nivel ideshe? Apo jo?

Ciao!

Submitted by a.g (not verified) on

Ky Ed Paloka eshte me kurdisje ? Me vetkurdisje ? Apo me bateri ?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.