Kosovë-Shqipëri, “beteja” e radhës për pataten

Postuar në 24 Mars, 2012 06:17

Ka më shumë se dy vjet që Shqipëria dhe Kosova “grinden” për çështjen e çmimeve të referencës që vendi ynë aplikon në doganë mbi patatet që importohen nga Kosova. Debati filloi sërish, pas një proteste të zhvilluar dje nga Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës dhe prodhuesit e patates, të cilën madje bllokuan edhe rrugën Prishtinë-Mitrovicë për disa orë. Aq shumë “i dhemb” Kosovës kjo çështje sa autoritetet kosovare kërcënojnë se do të denoncojnë Shqipërinë tek autoritetet e CEFTA-s (Marrëveshja për Tregtinë e Lirë) për vendosjen e çmimeve të referencës për pataten kosovare si edhe marrjen e masave të ndërsjellta. Madje, ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari-Lila kujton se ka marrë premtimin nga Kryeministri Berisha për zgjidhjen e këtij ngërçi, por situata mbetet ende e njëjtë; patatet e Kosovës hyjnë me çmime të disfavorshme në tregun shqiptar.

 

 

S.E.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.