Bill Clinton: A do kandidojë Hillary në zgjedhjet e 2016-s? Vetëm ajo e di këtë gjë

Bill Clinton nuk del kurrë jashtë mode. Është vazhdimisht i kërkuar dhe i ndjekur nga media. Dhe ai ka vazhdimisht gjëra për të thënë. Në programin “Good Morning America” të televizionit ABC, ai u pyet dhe për aspiratat presidenciale të së shoqes. Për vitin 2016, kuptohet. “Nuk e kam idenë. Unë nuk kam të bëj me këtë histori. Është një vendim që do ta marrë vetë ajo”, thotë fillimisht. Por aty për aty shton se “ajo duhet besuar, kur thotë se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë; ajo thotë atë që mendon”. Vërtet? Po, por kjo s’do të thotë se ajo s’mund të ndryshojë mendje, “e nëse ndryshon mendje, e vendos të futet në garë, unë do të jem shumë i kënaqur. Por deri atëhere, janë disa vite dritë larg”, përfundon ai opinionin e vet.
Ndërsa lidhur me garën e Obama-s në nëntor të këtij viti, është i sigurtë për një gjë. “Nëse Obama arrin të bindë amerikanët se ai nuk e la recesionin të shndërrohej në depresion, gjë që është e vërtetë, e ka të fituar lojën”, thotë ai.
Re.Pu.
Comments
Zonja Clinton dhe zoti Biden
<p>Zonja Clinton dhe zoti Biden do te presin ne Washington DC, ne fund te muajit, zotin Berisha .</p><p>A thua nga keto takime zoti Berisha do te mesoje ndonje gje nga demokracia apo thjeshte do te jete atje si karshillek ndaj zotit Rama?!</p><p> </p>
Add new comment