Shqipëria, superfuqi e vogël edhe në teknologji! Kështu thotë Kryeministri

Kryeministri Berisha shfrytëzoi sot një organizim rutinë në Ministrisë së Arsimit për të shpalosur vizionin e qeverisë në drejtim të dixhitalizimit të arsimit. Sipas tij, në vend duhet të nisë gara për ta shndërruar vendin në një superfuqi të vogël (edhe supërfuqi edhe e vogël ??!) të teknologjisë, përmes nxitjes së aftësive programuese të të rinjve. Ja një pjesë e fjalimit: Ne sivjet do të realizojmë internetin në çdo klasë, por ne duhet të ndezim garën që Shqipëria të kthehet në një superfuqi të vogël në këtë fushë. Ne duhet të përcaktojmë një seri stimujsh konkretë për të nxitur programet e nxënësve dhe studentëve tanë. Të bëjmë gjithçka për të krijuar kushte për sipërmarrjen e inovacionit, e cila është meritë e moshës së shkollarëve dhe passhkollarëve.
Që Berisha e ka tepër për zemër fjalën “super fuqi e vogël”, këtë e kishim kuptuar që prej dhënies së qindra lejeve për ndërtimin e HEC-eve (aktualisht prodhojnë energji vetëm një numër i kufizuar), por nuk pritej të paktën ta përdorte edhe fushën e teknologjisë së informacionit. Tani gjigantët e fushës, si Microsoft apo dhe të ngjashmit do të na kenë zili.
S.E
Comments
Eshte gomar i lindur, nuk ke

Eshte gomar i lindur, nuk ke c'i ben. Lereni te pellase edhe ca.

Tung,

Blendi

Ky perserit po te njejtin

Ky perserit po te njejtin gabim te parardhesit te tij, Enverit. Per shkak te madhesise ky vend nuk mund te behet kurre superfuqi! As fanar, aq me pak ndricues, nuk mund te jete ky vend per shkak te permasave te tij. Sa per teknologjine te gjithe te dhenat na rendisin te fundit ne Ballkan, keshtu qe eshte e tepert te komentohet.

Pasi e shkerdheu sistemin

Pasi e shkerdheu sistemin arsimor duke hapur universitet ne cdo fshat e lagje qytetesh ku do i gjeje ky keta programues brilante? Po strategjine kush do ta drejtoje? Pollo?

Po palle kari impotente mbeti

Po palle kari impotente mbeti gjithe jeten e vet kjo kafshe ? Po si ore nuk e merr asnji seriozisht dhe ta coje ne ferr ..? Ore po , po ia fusim vetes dhe vendit tone , cfare behet keshtu ....?

Add new comment