Kastriot Islami u shkel syrin të gjithëve

Pasi u bë vota e 71-jtë në parlament gjatë votimit mbi anëtarin e KLD-së, Kastriot Islami po jeton një moment gjigandomanie. I ka të gjitha arsyet të mendojë se vota e tij do të kërkohet edhe në ditët e javët në vijim, e prandaj ka zënë të flasë për “maksimalizimin e kësaj vote” (i duhet hequr kapelja për shpikjen e kësaj fraze: maksimalizim i votës), e ndërkohë po ia lë të hapura të gjitha dyert vetes. Në një intervistë me Ilva Taren, ai tha se “me Ramën kam pasur marrëdhënie korrekte; nuk kemi patur asnjë tensionim; nuk kam asgjë personale; dhe pas largimit nga PS-ja, marrëdhëniet kanë qenë gjithashtu korrekte”. Një kjo. Ai tha pastaj, se “votova kundër Vishës, pasi isha pro socialistëve të vërtetë”. Dy kjo. Më tej ai u shpreh se “nuk kam asnjë kompleks të takoj Berishën; Berisha mund të ishte një President që do ta kryente mirë punën; do ta maksimalizoj votën time presidenciale, dhe kjo votë do të jetë në varësi të kandidatëve”. Tre kjo. Ka dhe një të katërt, kur ai ia bën me sy Metës e LSI-së. “Kjo maxhorancë ka dhe elementë të majtë”, tha ai.
Re.Pu.
Comments
U hap ankandi. Cmimi

U hap ankandi. Cmimi fillestar 500,000 Euro.

Te mburresh edhe pse i mbytyr

Te mburresh edhe pse i mbytyr me turp ne sh.... Kjo eshte demokracia kur e dredhin edhe burrat edhe pse i tredhur .

Kur perjashton nga partia

Kur perjashton nga partia merr persiper kosto, ja nje e tille per Ramen.

Langaraq . Je deputet me

Langaraq . Je deputet me votat e socialisteve te vertete. Thua qe votove kunder Vishes se je pro socialisteve te vertete kur ne te vertete votove pro kandidatures se PD. Nqs nuk te pelqente Visha mund te kishe abstenuar.Legen,po neperkemb besimin e njerezve qe te dhane voten te luftosh Berishen e ti na thua qe Berisha mund ta beje mire detyren e presidentit.

Fytyra të tilla duhet të

Fytyra të tilla duhet të zhduken nga politika janë të pa fëtyrë

Add new comment