Shtypi spanjoll për humbjen e Barcelonës: E padrejtë, mizore, e tmerrshme, e pamerituar

Gazeta Marka e madrilenëve: “Barcelona e sheh veten jashtë kompeticioneve La Liga e Champions League pas tri ditëve më të errëta të epokës së Guardiola-s (të shtunën Barça humbi me Realin. Re.Pu)”.
El Mundo: “Goditje vdekjesjellëse në Camp Nou. Është ky fundi i një cikli?”
AS: “Adios Barcelona! Dhe Pep Gurdiola është gati të ulet e të flasë me Presidentin lidhur me të nesërmen e vet”.
Gazeta Sport e Barcelonës: “E padrejtë, mizore, e tmerrshme, pamerituar. Rrallë ka ndodhur që një skuadër të bëjë kaq shumë për të arritur në finale, e të mos e arrijë. Rrallë ka ndodhur të bëjë kaq pak sa Chelsea, e ta arrijë.”
El Mundo Deportivo: “Është momenti që Barcelona të marrë një vendim (lidhur me fatin e Guardiola-s. Re.pu)”.
El Pais: “Ndeshja e djeshme ishte monologu më tragjik i Barcelonës (83% të kohës topi ish në këmbët e lojtarëve të Barçës. Re.pu)”.
Re.Pu.
Add new comment