Berisha e ul më tej stekën “presidenciale”

Postuar në 03 Maj, 2012 05:32

Pas vizitës triumfaliste në Ankara, ku shpalli se Turqia është ALEATI STRATEGJIK i Shqipërisë (vini re: aleati është në njëjës) dhe se shqipëtarët janë “vëllezër” me turqit, Berisha deklaroi me forcë se kandidatura për President Republike do të vinte nga rrethi drejtues i PD-së dhe do të zgjidhej me aq vota sa parashikon Kushtetuta. Pra, me të paktën 71 vota.

Këtij qëndrimi ai nuk i ndryshoi asnjë centimetër deri në ditën që u nis për vizitë në Ushington. Pas takimit me Sekretaren e Shtetit Klinton, ai deklaroi në Zërin e Amerikës se do të kishte konsultime për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Steka “presidenciale” e Berishës u ul kështu një shkallë më poshtë…

Pas takimit sot me Stefan Fΰle, Berisha e uli stekën “presidenciale” edhe një shkallë më poshtë. Ai zëvëndësoi fjalën “konsultime” me “negociata”.

“Diskutuam edhe për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. E sigurova komisionarin se e konsideroj këtë një proces domosdoshmërisht me negociata, një proces që duhet të respektojë plotësisht frymën dhe gërmën e Kushtetutës, një proces për të cilin ne do angazhohemi në kohën e përcaktuar nga Kushtetuta e vendit. Kandidatë ka, janë të mirëpritur, por procesi fillon në afatin e përcaktuar nga Kushtetuta,” tha Berisha në një konferencë shtypi pas takimit me Stefan Fΰle-n.

Të shohim nëse presidenti i ri do të zgjidhet sipas frymës së kushtetutës, e cila përcakton se ai duhet të përfaqësojë unitetin kombëtar, apo sipas gërmës së kushtetutës, e cila lejon edhe zgjedhjen e presidentit vetëm me votat e mazhorancës.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

Z. Zaloshnja, kam nje pyetje e cila besoj se ka nevoje per sqarime te detajuara:

cilat jane karakteristikat e nje presidenti sipas frymes se kushtetutes?

Apo pasi ta kene zgjedhur, ne varesi te klanit ne te cilin bejme pjese, do te themi a eshte apo jo kushtetues?

Pyetje direkt per ty dhe Mucin: a eshte Nano sipas frymes se kushtetutes? A eshte e tille Topalli? A eshte i tille Ceka (po te kujtoj qe ka qene edhe spiun)? Dhe sa per te pasur nje opinion tuajin mbi personat qe kane frymen kushtetuese, a na jepni disa shembuj (jo nje por disa, ne menyre qe te mos kete dyshime per ju) personash te botes politike (e kam te veshtire te imagjinoj dike qe vjen jashte kesaj hapesire sociale) qe permbushin kushtet e Fyle-s, Arvizu-se e te juajat? Si dhe te Kushtetutes.

Ciao!

Submitted by Koz (not verified) on

Per mua te tre emrat qe ke permendur do te jene nje turp I vertete dhe tallje e madhe me shqiptaret. Mesa di une Fryma e cdo kushtetute moderne perendimore lidhur me zgjedhjen e presidentit eshte ajo konsensuale dhe nje figure te shquar dhe merita te vecanta qe perfaqeson unitetin e kombit. Edhe kur zgjedhja behet nga populli, keto 2 kritere bazë jane rrjedhoja llogjike pasi nuk mund te imagjinohet qe mbi 50% e zgjedhesve (votuesve) me mend ne koke te zgjedhin nje halldup e mashtrues ordiner si Nano, nje person te prpamberur, pa kulture e plot mllef e urrejtje si Topalli apo nje figure te diskretituar e spiun te cdo regjimi si Ceka.

Submitted by konstitucionalisti (not verified) on

Sipas frymes se kushtetutes, presidenti mund te perfaqesoje unitetin kombetar kur zgjidhet me te pakten 84 vota te deputeteve. Sipas germe se saj, perfaqson mazhorancen kur zgjidhet me me pak se 84 vota...

Submitted by tani97 (not verified) on

o ti njohesi i ligjeve, por ti paske dhe humor pale pale. e kisha fjalen per karakteristikat qe i kerkohen ketij personi per President. Une jam dakort me ty qe mjafton te respektohet ligji, dhe 84 vota mua me mjaftojne. Por po qe keshtu atehere ligji thote edhe 71, dhe prape mua me majftojne :). Nderkohe duket qarte qe shume personave te majte apo fasna te majte apo thjesht kundra Sales, po duan te hedhin dyshim mbi ligjin, persa i perket rastit me 71 vota. Ideja e tyre e shprehur me pak fjale thote keshtu:

Ok,ok ne e dime qe edhe me 71 behet. Por do te ishte shume me mire sikur ta benim me 84 dhe te zgjidhnim nje burre zotni.

Dalin dy probleme.

Se pari kush ishte gjeniali qe shpiku 71 votat? Edi Kristaq Rama.

Se dyti, kush quhet burre zotni? Per kete pyetje e kisha komentin tim me lart. Edi Rama (pa Kristaq kesaj rradhe) tha se i kishte te qarta tiparet e kandidatit per President. Po te kopjoj nje pjese te tekstit te botuar tek shqiptarja.com:

Kryetari Edi Rama në mbledhjen e grupit kuvendor socialist publikoi tre këkesat që sipas tij, duhet të plotësojë presidenti i ri i vendit.
1. T’i japë shtysë vendimtare marjes së statusit duke u zgjedhur përmes një procesi politik dhe jo procedurave mekanike të bazuara në numra.
2. Të jetë garant i Kushtetutës.
3.Të përbëjë faktor sigurie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Është koha për të folur për identikitin e Presidentit të Republikës në kushtet kur, nga njëra anë për mënyrën sesi do të zgjidhet do të varet statusi i kandidatit dhe nga ana tjetër do të përcaktohet vlerësimi real, që çdo njëra palë do i bëjë momentit historik të 100 vjeotrit të pavarësisë”, deklaroi kryesocialisti.

Ai siguroi se PS do të derdhë energjitë pozitive për një proces gjithpërfshirës mes palëve për ti dhënë vendit një president dhe jo noter partiak.

Atehere, te zgjidhet sipas nje procesi politik dhe jo sipas numrave. Dmth. s'duhet votuar fare, dhe mjafton te bien dakort ai dhe Sala. Une te pakten keshtu e lexoj.

Te jete garanti i kushtetutes. Pyetje: si vertetohet kur s'eshte? Dhe si e vendosim a eshte tani garant, perpara se ta votojme, se mbrapa i rruajme trapin.

Te perbeje faktor sigurie ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dmth. te jete anetar i KQZ-se, i ndonje KZAZ-je, apo te jete numerues votash. Se tjeter gje s'ka ne dore.

Me pak fjale, kulmi i demagogjise dhe injorances. Kryetar i opozites!

Nje pyetje prape nga ana ime, kesaj rradhe per Edi Ramen (le te ia kaloje Zaloshnja kur te hajne dreke): Nano i ploteson keto tre kushte? Nqs. jo, pse e takove dhe dhe pershtypjen sikur edhe mund te jete nje kandidat?

Behuni burra, dhe ndani menjen se cfare deshironi! Late name duke luajtur rolin e kurves. Si duket keni shkuar aq shume me to, dhe tani po ngaterroni lojen.

Ciao!

Submitted by Koz (not verified) on

Çështja qe harrohet apo nuk kuptohet eshte qe ndryshimet kushtetuese ne vetvete ishin nje zhvillim pozitiv qe e cliron vendin nga ngerçi imstitucional. Por thelbi I I saj ngelet zgjedhja e presidentit me mbeshtetje as me te gjere (konstitucional). Do te ishte ne te miren e vendit dhe ne cdo vend normal, ne te miren e atyre qe Jane ne pushtet qe te inicionin negociata te sinqerta me opoziten, madje ne frymen e zgjedhjes se Moisiut tja linin opozites te nxirte disa kandidatura figurash te njohura jo partiake apo te diskretituara (si puna e Nanos). Do te ishte edhe simbolike dhe paqtuese per situaten ne vend qe Bisha e Vicidolit te na tregonte se di te bej edhe paqe por ai e ka te pamundur te veproje tej instikteve te tij primitive dhe me pabesi sic di vetem ai.
Vendimi I Rames per te pranuar kete pjese te ndryshimeve kushtetuese ne 2008 (ne mos ka qene propozim i tij )duket se ka qene nga marazi I zgjedhjes skandaloze te Topit me vota te deputetesh prostituta. Per Mua ai ishte niveli me I ulet ku paralmentarizmi shqiptar mund ta arrinte (qe nga Ajo kohe nuk mund te behet me fjale per parlament real e democratic por per nje kufome te pakallur) dhe produkti qe krijoi, pamvaresisht nga pozicionet e Topit tani, ishte I turpshem ne cdo aspect (jo vetem moral).
Per Mua pamvaresisht nga motivimet e Rames dhe Berishes per ato ndryshime (qe te dyja te gabuara sipas te gjitha gjasave), shpresoj qe Rama te kete kuptuar dy leksione ,
1. se pari qe cdonjeri prej deputeteve te tij amoral mund te shitet e blihet badiava nga regjimi (apo flirtojne me Nano-Meten) dhe principet Jane me te rendesishme se kalkulimet idiote te castit.
2 Së dyti- dhe me re ndesishmja qe me Berishen nuk mund te behet asnje lloj marrëveshje dhe ne princip as nuk mund te negociohet.
Ti heqesh qafe gjithe shqiptareve Bishen dhe kliken e tij si prijes e opozites shqiptare duhet te kesh te pakten 2 kritere fondamentale - Inteligjencen dhe kurajen civile.
Deri me sot Rama ka zhgenjyer fort ne te dyja keto drejtime dhe kjo eshte pikerisht pika e dobet qe Bisha dhe te tijet shfrytezojne papushim.
le te shpresojme e urojme se Rama ka nxjerre mesime, por une nuk jam shume I bindur per kete.

Submitted by I-liri (not verified) on

Berisha do të bëjë dhe hapa te tjere prapa, por ne e lëntë Mesila Doda. E degjuat intervisten e saj. Dhe po tha ajo... pika, pika qe nuk i bie. Eshte dhe femer pale.... Le qe kush e pa qe eshte femer......

Submitted by Lom Deliu (not verified) on

Ne Kushtetute thuhet qe ne tre votimet e para duhen 84 vota, pra duhet te jene ne salle se pakut aq deputet.

Rasti i kosoves  e ka treguar qarte kete. Ne se te huajt bejne sikur se dine  i bije qe te kene dy fytyra.

Dmth nuk duan t'ja dine per ne.

Anal-istet qe e kapercejne kete dhe bejne teori alla Sali nuk bejne mire.

Loja me Tosin eshte qe te kapercehet kjo per tre votime pastaj e di Saliu kush duhet te jete kandidati i tij.

Edvini ka ne dore te mos hyj dhe po qe se Saliu ben te tijen taa refuzoj Presidentin duke bojkotuar Kuvendin

ndryshe  do na nxirni per festa e votime si ne kohen e Enverit te Pare e te brohorasim marsh Sali nga ditet tona.

Veteshpallja e Tosit dhe e Nerit eshte karagjosllek. Presidentin e propozojne 20 deputet dhe votohen pa debat.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Presidentin e zgjedh kryeministri ndac me konsulta e ndac me mirekuptim...E pastaj ai (presidenti ) perfaqeson unitetin e kombit kur e zgjedh nje anti...?!...Tek ne nuk ka takat presidenti , ai eshte 'honorifik' per te shperndare medalje, dekorata, certifikata e per te bere qoka per 'dasma' e 'vdekje'...Le te behet president 'bleresi' me i pare e i zoti i votave si 71, 84 a 1o4 dhe pastaj eshte 'me frymen' e Kushtetutes...Hajde gallate per te shtyre dhe disa muaj me 'lajme' nga rrugetimi virkthi per ne Europe...

Submitted by i bukri (not verified) on

ajsberg,

pjeserisht ke te drejte, dhe dallohet edhe nje doze zhgenjimi ne vite, dhe prape te jap te drejte. Por ka edhe nje tjeter aspekt qe duhet konsideruar perpara se te dorezohemi ndaj te paevitueshmes. Gjithe keto vite kemi qendruar duke observuar nje situate shume acaruese. Kemi nje quasi-diktator qe na udheheq, qe eshte edhe i marre, dhe qe ndryshe nga periudha 1992-1995, kesaj rradhe eshte edhe hajdut-mjeshter (atehere vajzen e kishte ne shkolle :) ). Perballe tij kemi nje tjeter te marre, qe diferencojne nga lloji i ilacit qe marrin, dhe qe diferencojne gjithashtu nga eksperienca e manipulimit njerezor, dhe qe diferencojne gjithashtu nga sasia/cilesia e njerezve te mbrapshte me te cilet rrethohen.

Sala ka mbledhur te tere llumin e PD-se historike dhe ndonje element te ri sa per te garantuar te ardhmen. I ka perzjere ne pazaret me antiligjore qe mund te imagjinohen, cilindo version te ligjeve te perdorim (sa per te thene qe do te kishin ngrene burg me nga 20 vjet minimumi qe nga Arabia Saudite, duke kaluar neper Itali, e deri ne USA). Nje pjese e ketyre pazareve kryhen pa pike mase mbrojtese nga ana e tyre. Kane rekorde negative ne ekonomi dhe ne menaxhim te shtetit. Persa i perket menaxhimit te shtetit, mund te themi qe ndryshe nga periudha 1992-1997, ne te cilen kishte reforma te veshtira per t'u realizuar, tashme keta merren vetem me harxhimin e taksave te mbledhura. Si ne mesjete. Te pakten ne mesjete behej edhe ndonje katedrale. Keta vetem xhamin dijne te bejne (jo se jam kundra xhamive, por nuk me duket i pershtatshem momenti, duke pasur parasysh qe po i lusim bythen Europes per ate dreq statusi). Dhe jo te bejne, por vetem japin leje. Dhe sic e thashe me lart jane hajdute-mjeshtra. Madje vjedhin jo vetem leke, por vjedhin edhe nje produkt te ri te vyer, vjedhin vota (ne femijeri vidhnin pula). Pikerisht kjo aftesi e re e tyre eshe problem i madh. Na duhet te luftojme kete problem me cdo force qe kemi, sepse perndryshe do te jemi pre e tyrja per dekada me rradhe (kjo duke pasur parasysh qe nje pjese e mire e anetareve te qeverise se sotme jane djem-kopila te ish-anetareve te Byrose).

Edi nderkohe eshte rrethuar me me te paaftet e popullit socialist. Ne Shqiperi e majta eshte shumice, per mua kjo eshte e padiskutueshme. Dhe prape se prape Edi Rama nuk arrin dot te reformoje nje parti te pafte per te rrezuar Berishen 2.0. Ne grupin drejtues te PS-se kemi o njerezit e 1990 o cunekerit e Edvinit (ose Sorosit). Kur je ne opozite ti duhet te rrethohesh nga njerezit me te afte. Nderkohe Edi ka djemte e Bllokut (te vjen te plasesh kur degjon Salen kur ka te drejte). Nuk ka prane tij asnje perfaqesim te shtresave teknike te afta, avokate, ekonomiste, ndertues, menaxhera, informaticiene. Mendo qe per avokat te mire mendja i vajti vetem tek ai i Gerdecit. Nuk ka politikane te afte. Me aktivet jane Erjon Brace dhe Taulant Balla. Keta te dy tashme as nuk i merr njeri seriozisht, aq here jane shpenzuar kot e me kot ne beteja te humbura, sidomos pa mbeshtetjen e kryetarit te tyre (se fundmi as Arvizu nuk i mbeshtet me :) ). Nuk ka njerez te negocimit te afte. Me i afti ishte Islami dhe na shkerdheu ne nje fare feje qe akoma s'na ka dal dhimbja. Kur ulet vete personalisht Edi te negocioje perfundon autogol. Keshtu ndodhi me 21 prill 2008. Iu deshen tre vjet dhe humbja e Tiranes, qe me gjysem zeri, si nje vajze e sapo qire, te pohonte qe po gabova. Dhe sot kemi mberritur ne piken qe na duhet Fylja nga Brukseli te na vije per partner per te korrigjuar gabimin e Edit me 21 prill. Po sikur Fyles t'i gjendet cmimi (ka qene anetar i partise komuniste ceke qe nga mosha 20 vjec deri me 27 vjec, dhe eshte cek, si ky ceku i CEZ-it qe sapo na e ngjeshi rende para dy javesh) ?

Cfare mund te beje Edi Rama tani per te korrigjuar situaten. Ai ka nga ana e tij popullin. Ndoshta jo i tere populli yne eshte i ndergjegjshem mbi situaten e dhjere ne te cilen jemi (nje pjese akoma ka endrra per pasurim te shpejte) por ama eshte e sigurte qe me shume se 50% nuk duan Berishen. Dhe nje pjese e mire e urrejne Berishen. Me shume se me 1997. Ndoshta 1997 e ka kompleksuar PS-ne, ne sensin qe nuk duan me te jene fajtore per rremuja (ata vazhdojne te thone qe fajin e kishte PD-ja, atehere pse nuk tentojne prape nje 97 te re?). Sidoqofte Edi Rama duhet te beje ate qe cdo opozitar i vertete ben ne tere planetin: protestim dhe kerkim llogarie per cdo gje te bere ne emer te popullit. E nisi me protesta, arriti t'i mblidhte njerezit (arritje e madhe ketej nga ne, ishte ne mesuar ne France ai ku njerezit dalin ne miting si ne nga kodrat e liqenit te djelave) dhe me ne piken me te bukur i tradhtoi. I la vetem ne bulevard. Nje gabim qe asnje lider opozitar historik nuk bere asnjehere. Me thoni kur ka qene hera e fundit qe Edi Rama ka dale ne televizor (jo ne konference te tijen i vetmuar por ne panel me gazetare sic i donte Mero dje, nga ata qe te bezdisin) dhe ka denoncuar nje krim apo faj apo gabim te bere nga Berisha. Mundesisht nje krim, faj apo gabim me emra te pervecem. Asnjhere. Ai kurre nuk ka sulmuar ate qe bota quan the establishment. Oborrin mbreteror. Perkundrazi eshte i lidhur keq me nje pjese te tyre. Ai duhet te ndahet nga keto probleme. Duhet te kuptoje qe nuk ka Arvizu e Fyle qe t'i jape ne tavoline kryeministrine me 2013. Duhet ta marre vete me mish e me thojn. Sic cdo arritje e dhimbshme.

I kthehemi ceshtjes se Presidentit. Sic e shoh une Edi Rama ka dy menyra per ta ngrene (sepse qe do ta haje as aq behet fjale). Mund ta haje me nje pazar si ai i 21 prillit, pa e kuptuar, dhe muaj me vone do te filloje te thote: jo po shiko se, jo po kupto ti se, jo po une doja te, jo po keshtu e jo po ashtu. Me pak fjale do te na plase zemrat, trurin e nervat. Dhe do te beje nje artikull tere arrogance si ai qe beri per te mbrojtur zgjedhjen e tij per Avokatin e Gerdecit. Ose mund ta haje me dinjitet, si cdo opozitar me koqe (ndonjeri nga ata te PS-se a na konfirmon dot a ka koqe ky njeri?), dhe te vazhdoje denoncimin e presidentit kukull te zgjedhur nga Berisha (pasi te jete zgjedhur). Ndryshe nga Mustafa Nano une me mire pelqej nje Topalli presidente me force, te zgjedhur me 71 vota se sa nje Fatos Nano me t'futme me 120 vota. Ne rastin e pare do te dije kujt t'i ankohem dhe per cfare te uleras. Po ne rastin e dyte per cfare te ankohem? A e votuam vete (duke supozuar se ndodh, mos  u trembni) ? Supozojme se zgjidhet nje figure e mesme, domethene dikush per te cilin Edi Rama mund te besoje me naivitet se Sala nuk do te arije te urdheroje apo te bleje, cfare do te themi nga shtatori e tutje ne qofte se ky person fillon e i ploteson cdo kerkese Berishes? Kush do ta mbaje pergjegjesine? Edi Rama s'duhet te pranoje qe te behet vegel e Sales ne kete loje me risk te larte. Ai ka treguar qe nuk ia ka haberin kesaj loje. Atehere me mire mos ta loze. Pikerisht per te lene Salen zbuluar ne tentativen e tij qe te nxjerre nje president 84-votesh, duhet qe Edi Rama te mos hyje ne lojen absurde te negocimeve. Sali Berisha nuk ka negociuar kurre me qe nga 1996 e ketej. Nuk ka ndonje arsye qe ta beje tani. Nderkohe qe Edi ka nevoje urgjente te heqe imazhin e tocit dhe humbesit te perjetshem. Sidomos ate te zarit te Metes e te Nanos. Le te nxjerre Sala nje president 71-votesh e le te mbaje vete te tera pergjegjesite qe do te rrjedhin. Sepse qe do te kete gabime te metejshme as qe vihet ne dyshim.

Ne qofte se ju lodha ju kerkoj ndjese! E kisha per mire.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Respekte per analizen tuaj e dakortesine e pjesshme mes nesh.

Submitted by Koz (not verified) on

Me duke si ky shkrim eshte driteshkurtesi e Zaloshnjes apo qellim i mire i tj per te pare tek theniet e njeriut primitiv nga vicidoli ndonje llogjike dhe qendrueshmeri mendimi. e vetmja gje qe mund te nxjerrsh nga brockullat e papergjegjshme te Bishes eshte se si nje njeri pa principe, tinzar e pa karakter ky idnvid kujtdo qe takon i flet me gjuhen dhe fjalet qe ai mendon se interlokutori pret prej tij. Keshtu “vllait” te tij mysliman e anadollak i flet per gjakun e njejte qe ka me turqit, Klinton dhe administrates amerikan i thote tekstualisht ato qe kemi degjuar nga goja e Arvizut, dhe Fyles do ti thote ato qe ka thene Fyle – pra biseda pak a shume do te jete –
Berisha – ne do te konsultohemi gjeresiht …
Fyle – duhen negociata
Berisha – ne do te bejme negociata me te gjithe ..
(kjo sdo te thote detyrimisht edhe me opoziten dhe Ramen)…
...apo sipas kushtetutes (pra qe cfaredo te thone te tjeret Une Berisha I (nese kam 71 vota) do te zgjedhe ke te dua une.
E bukura e Bishes eshte se eshte qartesisht i lexueshem dhe infantil ne cdo gje qe thote dhe ben.
Nese sheh qe do te kete presion te forte nderkombetar do te ulet ne negociata per te pranuar nje idiot qe ha pershesh dhe si prish pune. Ky eshte limiti i tij – as mund te imagjinoi ky maskaram qe te pranoje negociata laujale per ate qe ka bindur vetem se ja ka lene baba me testament (sic e sheh ai ceshtjen e presidentit apo cdo individi te shtetit shqiptar).
Budallalleku dhe papergjegjshmeria e Rames qe beri nje marreveshje me nje genjeshtar patologjik per ndryshime kushtetuese duke i lejuar ligjerisht pushtet te pakufishem nje hajduti ordiner, uzurpatori te shpifur dhe njeiru shoqerisht e menderisht te prapmbetur dhe te rrezikshem.
Nje shoqeri e shendoshe duhet te ishte shkeputur me kohe e perfundimisht nga ky lloj individi – dhe ketu e kam fjalen se pari per opoziten dhe popullin opozitar qe duhet ta bojkotoje kete qurravec te peshtire dhe te flase per nje shqiperi pa te tille kufomash politike, sic edhe me median e vertete qe sduhet ti jape asnje hapesire ketij lumpeni te ndyre. Shqiperia tashme duhet te shikoje tej ketyre 8 vjeteve Berishian(apo 20 vjete Berishian si kohe e humbur) me shpresen dhe ndergjegjesimin per nje ndryshim renjesor te politike berjes dhe rivendosje vlerash reale ne cdo drejtim te te jetes se vendit si pikenisje te rilindjes Shqiptare.
Eshte Rama dhe kjo opozite e afte qe ta udheheqe kete gjë..??? Deri me sot faktet flasin kunder kesaj dhe kjo eshte arma me forte qe kane ne dore treshja Berisha-Meta-Nano

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.