Blofi i zgjedhjeve të parakohshme

Dje në televizionin UTV, Çim Peka intervistoi për një orë Blendi Klosin, Sekretarin Organizativ të PS-së. Gjysma e intervistës u përqëndrua rreth mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme. Sipas Pekës, i cili njihet për aksesin që ka tek njerzit më të afërt të Berishës, mazhoranca ka 70 vota për një kandidaturë të PD-së për President të Republikës, por deputetët e LSI-së nuk pranojnë të votojnë për një kandidaturë të tillë. Në kushtet kur asnjë kandidaturë nuk merr dot 71 vota në pesë raundet e votimit për Presidentin e Republikës, zhvillohen automatikisht zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve nga raundi i fundit i votimit. Peka e pyeti dje vazhdimisht Klosin se përse PS-ja don t’i shmaget zgjedhjeve të parakohëshme dhe Klosi vazhdimisht iu përgjigj se PS-ja i mirëpret zgedhjet e parakohshme, por, duke cituar Stefan Fule-n, ai theksoi se duhet përfunduar së pari reforma zgjedhore.
Para disa ditësh, Mero Baze, në një editorial të tij në gazetën “Tema” (http://www.gazetatema.net/web/2012/05/04/reforma-zgjedhore-peng-per-zgjedhjet-e-parakohshme/ ), e lidhte bllokimin e papritur të reformës zgjedhore me një shantazh të Berishës që ka në bazë “gogolin” e zgjedhjeve të parakohëshme me Kod Zgjedhor të pandryshuar. Shkruan Baze: “Duket se Berisha po mendon ta përdorë reformën zgjedhore si një siguresë për të kërcënuar palët për zgjedhje të jashtëzakonshme me kuadrin e vjetër ligjor. Në thelb ai nuk kërkon zgjedhje të parakohshme dhe do të bëjë ç’është e mundur t’i shmangë ato, por në opinion ai do të bëjë një beteje fallco për to. Ai kërkon të trembë çdo të lëkundur brenda shumicës së tij, se nëse nuk i qëndron besnik, do të futen në zgjedhje të menjëhershme parlamentare për 45 ditë, me kuadrin e vjetër ligjor dhe natyrisht me konsekuenca të mëdha personale për ata individë që do të tentojnë t’i prishin shumicën. Duke bllokuar reformën zgjedhore, duke prekur pikërisht tema të ndjeshme për socialistët siç është hapja apo mos-hapja e kutive të materialeve të votimit, të cilat herën e shkuar ishin arkivoli i krimit elektoral, ai tenton të ngjallë dëshpërim dhe frikë për zgjedhje të parakohshme, me qëllim që nën frikën e tyre të votohet kandidati i tij për president. Kërcënimi i tij bëhet i besueshëm dhe kur bëhen llogaritë me partinë e re të zotit Topi, e cila mund të mos ketë mundësinë dhe kohën për tu bërë gati për zgjedhje të menjëhershme në rast krize, kur Topi është ende president në detyrë.”
Mënyra se si Peka e torturoi Klosin me pyetjen se përse PS-ja don t’i shmaget zgjedhjeve të parakohshme, të krijon përshtypjen se, ashtu siç analizon Baze, kërcënimi me zgjedhjet e parakohshme është një blof i Berishës. Por ata që njohin lojën e pokerit, dinë të bëjnë edhe kundër-blof.
Një aleancë e gjerë anti-Berishë në zgjedhje të parakohshme mund t’ia ngecë Berishës blofin në dorë, edhe me Kod Zgjedhor të pandryshuar…
E.Zaloshnja
Comments
Edhe Z. Zaloshnja e di shume
<p>Edhe Z. Zaloshnja e di shume mire qe Berisha vjedh votat por i pelqen ta harroje. Eshte me shume nje mekanizem mbrojtje psikologjik per te mospranuar realitetin. Shume naiv ata qe mendojne se Berisha mund te mundet me aleanca.</p><p> </p>
prap ti me loje fallxhoresh
<p>prap ti me loje fallxhoresh me?</p>
Add new comment