Aleanca Kuqezi kalon nga sloganet në një program më të detajuar

Deri më sot, Aleanca Kuqezi ka publikuar një “kontratë” me 10 pika, të cilat janë në nivelin e sloganeve. Njërin nga këto slogane, “Drejt një tregu të përbashkët mbarëshqiptar”, ajo e shtjelloi sot në një tryezë me specialistë të sektorit të ekonomisë, financave dhe strategjive zhvillimore. Tryeza nisi me fjalën hyrëse të Dashamir Uruçit, i cili prezantoi “vizionin kuqezi” të rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare dhe aspektet teknike të fuqizimit të tregut vendas dhe atij rajonal. Sipas tij, unifikimi i politikave eknomike dhe integrimi ekonomik Shqipëri-Kosovë do të jetë një mekanizëm i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare.
Ndërsa Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, u ndal në disa pika të rëndësishme të “vizionit kuqezi” për ekonominë shqiptare. Spahiu vuri theksin tek riindustrializimi dhe strategjia e rimëkëmbjes ekonomike mbarëkombëtare e cila bazohet në udhën e re, ose sikundër njihet ne sektorin ekonomik “rruga e tretë”. “Rruga e tretë është kundër socializmit ndërkombëtar dhe kapitalizmit liberal. Në “rrugën e tretë”, shteti duhet të luajë një rol aktiv në ndërmjetësimin midis klasave, të inkurajojë arritjen e fitimeve private dhe ofrojë shumë nxitje ndaj bizneseve, por kërkon gjithashtu që si shpërblim i gjithë aktiviteti ekonomik t’i shërbejë interesit kombëtar”, theksoi Spahiu.
Duke u ndalur më tej në detajet teknike të programit të Aleancës Spahiu u shpreh se “Këtë sistem ekonomik Aleanca Kuq e Zi do të zbatojë me ardhjen e saj në pushtet për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare me qëllim rritjen e pasurisë dhe mirëqenies kombëtare, nëpërmjet ndërhyrjeve qeveritare në ekonomi, duke ndryshuar strukturën e ekonomisë shqiptare dhe aftësimin për sfidat e shekullit të XXI, duke e kthyer në ekonomi eksporti, duke mundësuar kthimin e emigrantëve dhe duke unifikuar realisht tregun kombëtar Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali I Zi” – deklaroi Spahiu.
Spahiu bëri të ditur përpara ekspertëve dhe profesionistëve të pranishëm në tryezë se Aleanca Kuqe Zi do të ngrejë institucionin teknik “Bordi i Inteligjencës Ekonomike” i cili do të menaxhojë programin ekonomik strategjik dhe që do të jetë i përbërë nga ekspertë profesionistë vendas dhe themelet e para për këtë institucion tashmë kanë nisur.
Bursa e Tiranës deklaroi Kreshnik Spahiu do të jetë një detyrë imediate e qeverisë së ardhshme vijoi Spahiu, pasi mungesa e kësaj bursë ka sjelle dhe mungesën e kapitalit të madh. “Bursa është parlamenti i ekonomisë dhe zemra e kapitalizmi, vetëm nëpërmjet bursës do të arrihet që populli të jetë aksioner i pasurive kombëtare, vetëm nëpërmjet bursës do të konsolidohet ekonomia e të gjitha trojeve shqiptare dhe do të rritet interesi për investimet e brendshme në korporatat e mëdha” deklaroi Spahiu.
“Ky është një revolucion ekonomik mbarëkombëtar që ne do ta jetëzojmë sapo të ndryshojmë regjimin politik. Shqipëria është një vend i varfër sepse drejtohet nga mendje të varfra. Ky vend po kthehet në një shkretëtirë afgane nga këta politikanë talebanë. Aleanca Kuq e Zi do ta ndryshojë këtë realitet për të gjithë popullin shqiptar,” e mbylli fjalën e tij Spahiu.
Sado ende i padetajuar mire, ky program i AK-së është më mirë se sa një slogan i shkurtër në kontratën me 10 pika.
Re.Pu.
Comments
As per pushtimin e

As per pushtimin e Jeruzalemit ne kohen e kryqezatave nuk flet ky Kreshniku ...... pupupu ca paska qene.

O Richard III :)

O Richard III :)

ne pergjithesi deklaratat e

ne pergjithesi deklaratat e ak i kam vleresuar si traplleqe, por ve re se ndnj komentues perpiqet me sukses qe te thote traplleqe me te renda

ka edhe nje teori qe spjegon

ka edhe nje teori qe spjegon nazizmin si komlot hebre per te diskredituar antisemitizmin.

Ai shkrimi i A.Lela ishte nje perpjekje e dobet per te bashkuar ne nje barke armiqte e Berishes me " armiqte " e shqiptarise.

Spahiu: "...ndërmjetësimin

Spahiu: "...ndërmjetësimin midis klasave..."

c'klasa? shihen vec vjedhes e te vjedhur...

Bravo Kreshnik Spahiu! Bravo

Bravo Kreshnik Spahiu! Bravo Aleanca KUQeZI!

Me vjen keq por qe ne imazh,

Me vjen keq por qe ne imazh, AKZ-ja me duket si nje lakuriq nate (dhe nuk e kam per foton e liderit).

Add new comment