Fëmijët e udhëheqësve kinezë studjojnë në universitetet më të mira të SHBA-ve

Studentët kinezë në SHBA janë me mijra, por mes tyre bien në sy fëmijët e krerëve të nomenklaturës sunduese. Është pak paradoksale situata. Nomenklatura kineze harxhon para e energji për të përcjellë idenë se vlerat amerikane janë të gabuara, por kur vjen puna tek arsimimi i fëmijëve të tyre, sytë i kanë nga universitetet amerikane. Byroja e ngushtë politike në Kinë përbëhet nga nëntë anëtarë, dhe pesë syresh kanë bijtë apo bijtë e bijve që kanë studjuar apo që janë duke studjuar në SHBA. Dhe nuk është se gjuajnë universitete sidokudo; jo, fëmijët e nipërit e tyre janë në shkollat më të mira, të cilat kushtojnë një thes me pará. Është fjala për Harvardin, për Institutin Teknologjik të Massachusetts-it, Universitetin e Yale-it, dhe me radhë në universitetet e tjera me emra të famshëm, si Stanford, Columbia, Princeton, Johns Hopkins, etj, etj,
Këtë punë bëjnë gjithëherën nomenklaturat.
Re.Pu.
Comments
Po femijet e 'nomeklaturave'
<p>Po femijet e 'nomeklaturave' tona ku studjojne ?! Investigoni se po nuk qene me thase me para jane me bursa ekselence...</p>
Add new comment