Fëmijët e udhëheqësve kinezë studjojnë në universitetet më të mira të SHBA-ve

Postuar në 19 Maj, 2012 11:10

Studentët kinezë në SHBA janë me mijra, por mes tyre bien në sy fëmijët e krerëve të nomenklaturës sunduese. Është pak paradoksale situata. Nomenklatura kineze harxhon para e energji për të përcjellë idenë se vlerat amerikane janë të gabuara, por kur vjen puna tek arsimimi i fëmijëve të tyre, sytë i kanë nga universitetet amerikane. Byroja e ngushtë politike në Kinë përbëhet nga nëntë anëtarë, dhe pesë syresh kanë bijtë apo bijtë e bijve që kanë studjuar apo që janë duke studjuar në SHBA. Dhe nuk është se gjuajnë universitete sidokudo; jo, fëmijët e nipërit e tyre janë në shkollat më të mira, të cilat kushtojnë një thes me pará. Është fjala për Harvardin, për Institutin Teknologjik të Massachusetts-it, Universitetin e Yale-it, dhe me radhë në universitetet e tjera me emra të famshëm, si Stanford, Columbia, Princeton, Johns Hopkins, etj, etj,

Këtë punë bëjnë gjithëherën nomenklaturat.

Re.Pu.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Po femijet e &#39;nomeklaturave&#39; tona ku studjojne ?! Investigoni se po nuk qene me thase me para jane me bursa ekselence...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.