Arbën Xhaferri: Partitë duan një president-pulë

Shqip hapet sot me një intervistë në intelektualit Arbën Xhaferri, në të cilën analizohen zhvillimet në hapësirën shqiptare por edhe në Shqipëri, ku tema kryesore politike për momentin është zgjedhja e presidentit. Në lidhje me këtë, Xhaferri shpreh mungesën e besimit në një zgjedhje të mirë për këtë pozicion, duke theksuar se në të vërtetë, partitë nuk mendojnë për një president me integritet moral por për një “pulë” që nuk do t’u trazojë ujin. “Njerëz me integritet moral dhe virtyte të tjera ka në çdo shoqëri, por tani për tani, ata janë të panevojshëm, prandaj zgjidhja duhet kërkuar në zgjedhjen e drejtpërdrejtë (nga populli). Këto tipare të presidentit i kërkojnë qytetarët, ata që nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë në këtë proces. Ata që kanë ndikim, kërkojnë të kundërtën; një president-pulë, që nuk e turbullon ujin”, - shpjegon ai.
Xhaferri komenton edhe shfaqjet me karakter të theksuar fetar në protestat e fundit në Maqedoni duke i shpjeguar ato me situatën shtypëse ku ndodhën shqiptarët në këtë shtet, ndryshe nga bashkëkombësit e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, e cila bën që të shfaqen edhe dualizma kulturorë. Krahas kësaj, ekziston edhe një qasje për t’i paraqitur shqiptarët si të huaj në atë territor, shpjegon Xhaferri.
Re.Pu.
Add new comment