Topalli në shërbim të presidencës së Zaganjorit?

Postuar në 30 Maj, 2012 11:12

Pak orë pasi Kuvendi ezauroi raundin e parë të votimit për presidentin, pa asnjë kandidat, Zyra e Shtypit e këtij institucioni ka dërguar në e-mailet e gazetarëve një procesverbal votimi të datës 24 dhjetor të vitit 2002, kur parlamenti i drejtuar nga të majtët votonte me 84 vota pro emërimin e Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. E-maili përbëhet nga vetëm një foto dhe ka një tekst shpjegues shumë të shkurtër: "Votimi i parlamentit pwr z. Xhezair Zaganjori si anwtar i Gjykatws Kushtetuese".

Publikimi i procesverbalit nga Kuvendi vjen pas kundërshtimit të PS-së për kandidaturën e Zaganjorit, ndërsa ky i fundit njihet si njëri i afërt i mazhorancës. Duket qartë se Kuvendi kërkon t’u thotë të majtëve se “ju keni votuar 10 vjet më parë të njëjtin person që kundërshtoni sot”.

Në lojë për zgjedhjen e presidentit ka hyrë edhe vetë administrata e Kuvendit?

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.