A e do Berisha integrimin e Shqipërisë në BE?

Postuar në 05 Qershor, 2012 10:48

Revista Business New Europe, me qendër në Bruksel, mbulon zhvillimet ekonomiko-financiare dhe politike në vendet ish-komuniste europiane. Tetorin e kaluar, në një intervistë dhënë kësaj reviste, Berisha kishte deklaruar se anëtarësimi në BE i Shqipërisë ishte prioriteti i tij kryesor. Duke rikujtuar atë thënie të Berishës, revista konstaton tani se zgjedhja e presidentit vetëm me votat e shumicës së udhëhequr prej tij do të ishte një goditje për prioritetin kryesor të deklaruar nga kryeministri shqiptar.

Revista vëren se po shkohet drejt zgjedhjes së presidentit me shumicë të thjeshtë, dhe konkludon: “Ndërkohë që parlamenti do të shmangte zgjedhjet e parakohshme, kjo [zgjedhja e njëanshme e presidentit] do ishte një goditje për prioritetin kryesor të Berishës – kështu na tha në tetor – që është anëtarësimi në BE.”

Më tej, në artikullin e Business New Europe shkruhet: “Brukseli e ka bërë zgjedhjen konsensuale të presidentit – një post kryesisht ceremonial, edhe pse zyrtarisht drejton sistemin ligjor dhe forcat e armatosura – një test lakmusi për mirëkuptimin mes qeverisë dhe opozitës. Ngërçi ka bllokuar disa reforma të rëndësishme të kërkuara nga Brukseli dhe për këtë arsye BE e ka ngrirë ofertën e vendit për të përparuar drejt anëtarësimit. Dështimi për të gjetur konsensus në votimin e ardhshëm residencial rrezikon refuzimin e tretë këtë vjeshtë të aplikimit të Tiranës”.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

<p>Eshte fyes fakti se adminat e faqes mendojne se duke shoqeruar nje kritike ndoshta me hak nga Europa ( te jashtme) ndaj Berishes me nje foto te tij me kryeministrin turk, mund t&#39;i rrasin ketij te fundit, vendit te tij, ideve dhe politikave qe ai perfaqeson gjynahet e shokut Berisha.&nbsp;</p><p>Propagande e dylekshe e gatuar per nivele te ulet.</p>

Submitted by IliriTirane (not verified) on

<p>SRB=(sali ram berisha, ose serb), po kryen misionin e tij karshi agjentures qe e paguan. Ky palo burr e ka mbushur kupen dhe fundi i tij do jete tragjik, si gjithe angjentet.</p><p>Shqiperia eshte buze gremines ekonomikisht, fajin kryesor e ka politika e SRB. Vendi im sot ngjason me Siciline e viteve 50-60, mafja ben ligjin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.