Rama: Xhezair Zaganjori është kandidati i gabuar për President

Ka më shumë se një lajm në editorialin e Edi Ramës me titull Limbo. Thuhen një mori gjërash, por bie në sy veçantërisht fakti që ai lë mënjanë për herë të parë ledhat në adresë të kandidatit presidencial të maxhorancës, të cilin nuk e sheh më thjesht si një kandidat shumë të mirë, por që ka ‘cenin’ se nuk është konsensual (kjo është lënë të kuptohet deri më sot nga opozita), por e sheh si kandidatin e gabuar. “Opozita s’mund të japë konsensus për Xhezair Zaganjorin, megjithë dëshirën e vullnetin e plotë për të bërë atë që i takon që Shqipëria ta marrë statusin e kandidatit në BE, [dhe kjo]”, thotë ai, “sepse është një kandidaturë me më shumë se një cen, pasi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese jo vetëm ka votuar rregullisht kundër ankimeve tona në atë gjykatë, po edhe qëndron në karrigen e gjykatësit kushtetues në shkelje flagrante të Kushtetutës…. Ky kandidat i konsensusit brenda palëve qeverisëse s’jep asnjë garanci që ta bëjë opozitën të shpresojë në një qëndrim asnjanës të tij si President i Republikës.”
Re.Pu.
Comments
O Muco, a e ke morr vesh
<p>O Muco, a e ke morr vesh ndonjehere si i merr e si i ndrron qendrimet ky tipi mor burre???</p><p>Deri dje cdo deputet i PS del e thote qe nuk kane problem me Zaganjorin po me procesin. Tani, pa u bere asnje mbledhje, asnje takim zyrtar, Edi del e mban nje qendrim tjeter. Me siguri neser do dalin deputet e PS e do dalin e do thone te njeten gje. Ty te duket nje parti demokratike kjo, ku vendimet merren ne kolegjialitet apo nje tribu ku te gjithe jane te detyryar te ndjekin kryetarin ose te shporren. </p>
Add new comment