Kutallia është Kutalli, e Lazarati është Lazarat

Genci Kojdheli ka shkruar një shkrim për shqiptaren.com, ku evidenton qysh në fillim një kontrast të çuditshëm. “Dje policia e Beratit prangosi kryeplakun e fshatit Rërëz dhe nisi ndjekjen penale për kryekomunarin e Kutallisë, pasi në territorin e komunës u gjetën 170 rrënjë kanabis. [Është ok] gatishmëria e strukturave policore në Berat për të arrestuar një kryeplak e për të vënë në ndjekje penale një kryetar komune (që si për rastësi rezulton të jetë zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste)”, vijon Kojdheli, “por ndërkaq 70 km më në jug të Kutallisë, në komunën e Lazaratit (që si për rastësi është bastion i Partisë Demokratike), policia as nuk guxon të hyjë; [policia nuk guxon të hyjë] në fshatin më të famshëm të Shqipërisë, prej nga ku dalin tonelata me kanabis, e prej të cilave policia tek tuk ndalon ndonjë ngarkesë të vogël.”
Ky është kontrasti që nënvizohet. Dhe pas këtij dilet tek një përgjithësim, që nuk është mëkat të bëhet: “Diferencimi radikal i përqasjes së strukturave policore dhe shtetërore ndaj fenomenit të kultivimit dhe tregtisë së kanabisit nuk është asgjë më tepër sesa replikimi në terren i standardeve të dyfishta që kjo mazhorancë i ka imponuar dhe vazhdon t’i imponojë shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës. Në Shqipëri, taksat janë të detyrueshme e shumica e njerëzve/bizneseve paguajnë por edhe denden me gjoba, ndërsa një pakicë e afërt me pushtetin s’paguan hiç dhe as i sheh ndonjëherë në derë inspektorët tatimorë. Në Shqipëri drejtësia është e barabartë për të gjithë, dhe shumica enden dyerve të gjykatave, paguajnë ryshfete apo dënohen padrejtësisht, por një pakicë e afërt me pushtetin nuk i trembet as prokurorisë e as gjykatës, sepse “të thyejnë kokën me lekë”. Në Shqipëri rregullat e qarkullimit rrugor janë njësoj për të gjithë, e policia s’lë makinë hallexhiu pa i kontrolluar siguracionin vjetor, taksat, kontrollin teknik biles dhe kutinë e ndihmës së shpejtë, teksa makinat supeluksoze të beniaminëve të pushtetit livadhisin pa dokumenta me 150 km/ orë dhe policët vetëm i nderojnë plot respekt e s’guxojnë t’u afrohen sepse “pale kë ka mik ky tipi”, [etj, etj].”
Re.Pu.
Comments
Dy anet e medaljes se
<p>Dy anet e medaljes se qeverisjes ne te gjitha fushat e jetes !...Ne fakt, histori e vjeter eshte, vecse i shtohen dhe ca fragmente te perditesuara...</p>
Eshte suksesi me i famshem i
<p>Eshte suksesi me i famshem i Sali Berishes dhe i Partise Demo...m...demokratike: perçarja e vendit ne interes te pushtetit.</p>
Add new comment