Dështon për herë të n-të mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Postuar në 22 Qershor, 2012 04:44

Dështon sërish mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Mbledhja nisi paraditen e sotme rreth orës 10:00, për të perfunduar vetëm një orë më pas.

Palët nuk kanë mundur të gjejnë konsensusin për çështjet kyçe që kanë të bëjnë me riformatimin e KQZ, procesin e ankimimit si dhe rekomandimet e ODIHR për teknologjinë e zgjedhjeve.

Bashkëkryetari socialist Daminan Gjiknuri ka braktisur mbledhjen pas rezervave që kishte për cështjet që po diskutoheshin. Maxhoranca akuzoi opozitën për bllokim me qëllim, ndërkohë PS deklaroi se të mërkurën do të paraqesë një projekt draft për pikat kyce.

Oert Bylykbashi, eksperti demokrat në Komisionin e Reformës Zgjedhore, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, akuzoi opozitën se po bllokon qëllimisht punën e reformës zgjedhore në mënyrë që të digjet afati i ri 3 javor që Parlamenti caktoi dje. “Sot PS, duke përdorur ODIHR ,tentoi të bëjë bllokimin e radhës dhe të djegë dhe këtë afat 3 javor. Detyrat janë të qarta dhe askush nuk mund të shkojë përtej procedurave të OSBE/ODIHR. Detyra ishtë që ekspertët të rishikonin e të nxirrnin për miratim të gjithë amendamentet në lidhje me administratën e zgjedhjeve dhe proceduarat ankimore si dhe të reflektohen rekomandimet e ODIHR për teknologjinën. Kjo ështëë e papranueshme, një hiprokizi e radhës e PS”, deklaroi Bylykbashi.

Ndërsa ekperti i PS në komision, Bledar Çuçi, pas mbledhjes sqaroi se nuk pati bllokim nga ana e opozitës, por vetëm diskutime për cështjet. Ndërkohë, bëri me dije se PS do të paraqesë një projekt draft ditën e mërkurë për të vijuar normalisht punën.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ku e dijne shqiptaret se çka jane Komisjonet Zgjedhore. Per 500 vjet shqiptaret u sunduen nga Bylykbashat.&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Priteni dhe sa ka per te vazhduar deshtimi.</p><p>Dhe ne fund ka per te deshutar. Pastaj do tia vene fajin njeri-tjetrit si gjithmone.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.