Berisha ka një opinion mbi euron

Postuar në 24 Qershor, 2012 04:53

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot opinionin e tij mbi monedhën e përbashkët evropiane, Euro, duke thënë se sipas mendimit të tij, themelet mbi të cilat kjo monedhë u ndërtua, qenë të gabuara, ndërsa krijimi i monedhës së përbashkët nuk qe një gabim në vetvete.

Berisha e shprehu opinionin e tij për euron para një grupi studentësh europianë që gjenden në Shqipëri për një udhëtim studimor.

“Krijimi i monedhës së përbashkët nuk qe gabim, por mënyra se si ajo u krijua qe gabim,” – tha Berisha të rinjve europianë ndërsa lavdëroi qeverinë e tij edhe për normën e ulët të vdekshmërisë mes shqiptarëve.

Berisha pati deklaruar dy vjet më parë se leku duhet të dorëzohet ndaj euros, duke kërkuar anëtarësimin e Shqipërisë në Eurozonë, ndërsa kriza e borxheve sovrane duket se e ka shyrë të ndryshojë mendim.

Deklarimi i Berishës dy vjet më parë shkaktoi një tërmet në tregun e këmbimit valutor dhe zhvlerësoi lekun ndjeshëm brenda pak ditësh. (gazeta-Shqip.com)

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

<p>&nbsp;O media! Ju ka qorrollepsur kampioni i notit! Ç&#39;do broçkull që ai e lëshon në publik, ju e nxirrni si lajm. Po si nuk jeni pak të zotë, sa për ta hequr qoftë vetëm për ditën e dielë, kokën tuaj nga prapanica e tij?</p>

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Z Berisha ka zakon qe vendimet me pak te paaresyeshme i merr pasi ka lexuar gazetat. Fakti qe unioni financiar u be pa union fiskal ka nje vit te tere qe po del ne gazeta si shkak i fundosjes se Euros.</p><p>Mediat bejne shume mire qe perserisin inkonsistencat e Kryeministrit. Motoja &quot;mos te merremi me te&quot; eshte refreni qe do te shfajesonte neser kryeministrin dhe do ti zgjaste letargjine opinionit publik.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.