Mero Baze është "i dëshpëruar me Perëndimin". Fundi i Berishës? Do imitojë jetën e tij

Postuar në 01 Korrik, 2012 03:10

Në një intervistë me Adrian Thanon në Shekullin e sotëm, Mero Baze shtjellon disa bindje të tij lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Është i bindur që Berisha ka patur një projekt paraprak dhe se asgjë që ndodhi në këtë proces, përfshirë Zaganjorin, Hoxhën (Artan) dhe të tjerët nuk ka qenë e rastësishme. "Dyshimin e parë e pata kur vetë zoti Zaganjori ma konfirmoi se ai do të ishte në garë vetëm tre raunde dhe e mbajti fjalën" – tregon Baze.

Në një pyetje mbi rolin e ndërkombëtarëve ai përgjigjet: "Jam i dëshpëruar që perëndimi kërkon të mbyll problemet që i hap Berisha duke rekrutuar ushtarët e Berishës. Meqë Berisha nuk i pyet dhe ata nuk duan të turpërohen mendojnë se do ti zgjidhin punët duke rekrutuar Nishanin, Pollon, Metën, Rulin etj. Është një ide qesharake. Shqiptarët besojnë Perëndimin jo Berishën. Le të flasë qartë kundër tij, se këtu e flaknin si leckë për 5 minuta".

Në fund lajmëron se "do të botoj një biografi politike të Sali Berishës". Dhe e mbyll me fjalët: "Dua të them vetëm se ai është një njeri i dobët, frikacak, i pasigurtë, i pabesë dhe si i tillë vrasës. Dhe shpresoj që fundi i tij, të imitoj jetën e tij". (A.N)

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Sot ne vapen e korriku, Mero Baze gezuar Vitin e Ri si ne fotografi.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ska ngele gje pa thene e pa bere kafsha por vetem per mafien ajo eshte teper e mbrojtur  ,nje Mero  ska cti beje  fituesi te heshte se jo per gje por nuk e gjen dot zgjidhjen vetem te thoje qe kam te drejte (vetes) dhe kaq se ja dhe e besuan,problemi eshte ÇFARE DUHET BERE QE E DREJTA E MOHUAR TE FITOJE ME NE FUND?

jA U DESHPEROVE ,JA....... POR A E ZGJIDH DOT PROBLEMIN,vetem kostatime lajme por kujt ja thua ,a ja lendon dot nje fije floku qenit.

Submitted by albani (not verified) on

Z. Mero Baze! Keni shume te drejte qe te jeni i deshperuar me nderkombetaret, madje jo i deshperuar, por i zhgenjyer, i zemeruar dhe i revoltuar.

Jane ata, pikerisht ata, qe kane sjelle ne pushtet dhe vazhdojne ta mbajne, sepse u duhet, u duhet per te vjedhur Shqiperine dhe shqiptaret.  E keqja e madhe e popullit tone eshte se ne u besojme shume ketyre nderkombetareve, nuk e di perse ne u themi atyre nderkombetare, ata jane me keq se ne kombetaret, me mire duhet thene nderkombetaret e natyralizuar shqiptare hipokrite dhe mashtrues. Dhe kjo o Z. Mero do te vazhdoje edhe pas 2013, sepse Saliu i ka marre masat, ne protestojme ketej me shkrime dhe me njerez, ai blen njerez pertej detit, apo pertej Alpeve. Qe ai eshte frikacak, kjo dihet nga te gjithe. A mund te thuash se cili kryeminister apo president, qofte edhe ne vendet afrikane, del para publikut me jelek antiplumb, vetem i Pabesi yne! Por njeriu ka nje jete te kaluar, dhe nje dite kjo e kaluar kthehet, behet e tashme, e kap te tanishmen dhe e perserit tek vet njeriu me kete te kaluar. Edhe i Pabesi yne, njedite do te kapet nga e kaluara e tij, qe eshte plot vrasje, krime te tjera mafioze, djegie te njerezve dhe te Shqiperise, shitje te trojevete Shqiperise, etj. Do Zoti e ndihmon kete popull!

Submitted by Saimir (not verified) on

Zoti Mero,

Ke aresye qe te jesh i deshperuar. Fillimisht qe nuk ia dole qe me intrigat e tuaja si sherbetori me i zellshem i Berishes deri sa rimorri pushtetin dhe po e mban. Me pas per poshtersite qe ke bere dhe njerezit e pafund qe ke marre ne qafe kur ishe keshilltari me i zellshem i Saliut.

Ke aresye qe te jesh i deshperuar, pasi tani qe thua te verteten pak kush te merr seriozisht. Shpesh me pelqen ajo qe shkruan por kur  sjell nder mend se kush ke qene e cfare ke bere ne sherbim te Saliut dyshoj shume ne ndershmerine, sinqeritetin, dhe integritetin tend qytetar. Ne syte e mij, ti mbetesh nje njeri hater-mbetur qe shan se je i mbushur me pakenaqesi per mos-shperblimin qe prisje nga Saliu.

Ke aresye qe te jesh i deshperuar pasi cfare do qe te besh une do te kujtoj Mero militantin dhe dhelpren. Dhe si une jane me mijra. Po ti mos e humb, pasi nje dite qytetare si puna ime edhe mund te nderrojne mendim dhe mund te besojme se njeriu pendohet e perqafon miresine e te drejten.

Ke aresye qe te jesh i deshperuar dhe me vjen keq per ty, por kur te shkruash librin, te premtoj qe do ta blej me shprese qe do te thuash te verteten per Saliun, se askush nuk e ka njohur ate me mire se ti, dhe askush nuk mund te ja nxjerre te palarat me haptas se sa ti.

Sinqerisht te uroj kurajo te thuash te verteten ne kete liber per kavalierin Sali me sa me shume fakte dhe me sa me pak mllef.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.