Shkurtimi i buxhetit të shtetit dhe realizimi faktik i të ardhurave

Për të tretin vit rradhazi, buxheti i parashikuar i shtetit shqiptar do të rishikohet me ulje në mes të vitit. Kjo, për shkak të mosrealizimit të të ardhurave sipas parashikimit optimist të qeverisë në fillim të vitit. Ishte planifikuar që ky rishikim të diskutohej nesër në Kuvendin e Shqipërisë, por seanca plenare e parashikuar për t’u mbajtur gjatë ditës së nesërme në Kuvend, është shtyrë. Sipas një njoftimi të Kuvendit, ende nuk ka mbërritur nga qeveria buxheti i rishikuar i shtetit, mbi të cilin pritej të diskutohej në seancën plenare.
Meqë buxheti i rishikuar i 2012-ës ende nuk është bërë publik, le t’i hedhim një sy buxhetit të realizuar të vitit 2011. Një gjë që bie në sy në lidhje me të ardhurat faktike të shtetit në vitin që shkoi (http://www.minfin.gov.al/minfin/Projekt_buxheti_faktik_2011_2116_1.php) është se jo vetëm që ato nuk arritën në nivelin e rishikuar në mes të vitit (u realizuan 4% më poshtë se buxheti i rishikuar), por rritja e tyre në krahasim me një vit më parë ishte vetëm 1.8%. Ndërkohë Ministria e Financave raporton se në vitin 2011, rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) ishte në nivelin 3.1%. Por përvoja e mëparshme na tregon se rritja e të ardhurave të shtetit ka ndjekur rritjen e PBB-së. Pra, i bie që efektiviteti i vjeljes së të ardhurave nga shteti duhet të ketë rënë, sepse gjatë vitit 2011 nuk ka patur ndonjë ndryshim të ndjeshëm të legjislacionit fiskal apo doganor. Ose përndryshe, i bie që vlerësimi që jep Ministria e Financave për rritjen ekonomike prej 3.1% nuk është real…
E.Zaloshnja
Comments
o Paul o pall kari, njeri
<p>o Paul o pall kari, njeri debil</p>
Add new comment