Fullani: Stabiliteti ekonomik i Shqipërisë, i rrezikuar përtej krizës aktuale

Postuar në 04 Korrik, 2012 11:24

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, lëshon alarmin, si asnjëherë deri më tani, për rreziqet që i kanosen ekonomisë së vendit. Në një aktivitet në kuadër të binjakëzimit mes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Italisë, ai paralajmëroi se ngadalësimi i konsumit dhe investimeve private, që po vihen re kohët e fundit në vendin tonë, rrezikon ekonominë shqiptare jo vetëm në këtë periudhë të ndikimit të krizës europiane, por edhe në afate më të gjata.

“Rreziqet kryesore që kërcënojnë stabilitetin ekonomik të vendit lidhen me rritjen ekonomike. Një sërë sinjalesh që vijnë nga sektori real dhe ai financiar tregojnë që tkurrja e bilanceve të konsumatorit dhe njëkohësisht ngadalësimi i investimeve të përdorura deri tani nga agjentët ekonomikë privatë si masa mbrojtëse ndaj krizës mund të kthehen në një dëm të prospektit afatmesëm të rritjes ekonomike. Tendenca e kursimit dhe e shtyrjes së investimeve rrezikon të ndikojë avantazhet konkurruese të ekonomisë dhe potencialin rritës të saj,” tha Fullani.

Re.Pu.

Comments

Submitted by a. (not verified) on

<p>Po qe ja keput kot ky !!! Kryeministri yne i nderuar, ai qe di cfare marre une, cfare ha, cfare kursej, cfare investoj, cfare borxhesh kam, cfare...thote qe ja kemi hedhur &#39;bythes&#39;...Fjala krize nuk ekziston ne fjalorin shqip...Na marrcin te keqen armiqte e demokracise...Jemi faqekuq si arroret !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.