Lesi, letër për Topallin: Po të jem unë i korruptuar, është edhe Aldo Bumçi

Postuar në 28 Shtator, 2012 15:54

Nikollë Lesi ka shkruar një letër të hapur që gjendet e botuar në disa faqe online dhe që nesër pritet të botohet nga shtypi i ditës. Shkruan se i ka bërë shumë përshtypje negative intervista e kryetares së Kuvendit, Topalli në emisionin e gazetarit Ilir Babaramo ku ndër të tjera, e pyetur për nivelin e korrupsionit në Shqipëri, ajo ishte shprehur se ka korrupsion, porse niveli më i lartë i hierarkisë së korrupsionit është zv/ministri.

Shkruan Lesi: “Ndjehem i fyer si shumica e kolegëve me të cilët u takova e fola në telefon këto dy ditë. Më duhet të sqaroj se nëse një zv/ministër vjedh apo shkel ligjin për korrupsion, ajo nuk mund të ndodhë kurrsesi pa lejen apo bashkëpunimin me ministrin përkatës. Në mënyrë kategorike e them që nuk mundet pa bashkëpunim, pasi u bënë tre vjet, pa pak ditë, që jam zv/ministër dhe besoj se e njoh mire si funksionon shteti në gjithë piramidën e tij. Mund të ndodhë, siç edhe ndodh, që vetë ministri, edhe pa zv/ministrin t’i bëjë punët siç do, edhe në sensin e korrupsionit, porse kurrë nuk ndodh e kundërta, që zv/ministri të bëjë një veprim pa lejen apo firmën e ministrit. Unë nuk jam Jozi që të them: “me 100 përqind”. Ajo nëse pohon se ka fakte se ka zv/ministra të korruptuar, duhet të thotë edhe emrin e ministrit përkatës, ndryshe është një spekulim politik për të thënë se “ministrat janë të ndershëm e zv/ministrat, edhe hajdutë!”. E për ta konkretizuar më saktë për publikun po e marr edhe më afër vetes akuzën e saj, të thënë në përgjithësi; nëse unë jam i korruptuar si zv/ministër, atëherë pa asnjë dyshim është edhe ministri Aldo Bumçi! Kështu është ligji... Prape po rikthehem tek shprehja apo bindja e zonjës Topalli. Nëse është lapsus, ajo të kërkojë falje publike, nëse është bindje, është edhe më keq për të e për subjektin e saj politik...”

Lesi e mbyll me: “Ministri operon pa firmën e kryeministrit, kurse zv/ministri nuk mundet kurrsesi pa autorizimin me shkrim të ministrit. E kam fjalën për firma që sjellin lekë apo edhe euro korrupsioni!”
(A.N.)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

"... nëse unë jam i korruptuar si zv/ministër, atëherë pa asnjë dyshim është edhe ministri Aldo Bumçi! Kështu është ligji..."

Hajde hajvan hajde! Keshtu eshte ligji thote ... politikan, zevendesminister, elite!!!

Submitted by Bujar (not verified) on

Qe te te besojme keto qe the, bashke me dy zv. ministrat qe qenke konsultuar, duhet te largoheni me doreheqje, dhe shkaku i doreheqjes duhet te jete deklarata e Topallit. Keshtu edhe mund te te besojme...

Submitted by amon ra (not verified) on

PS e Nanos më detyroi të kaloja me Berishën hahahahahahaahh . kete e thote Nikoll Leshi

dhe thote qe tani do te kthehet ne origjine : me te majten . A ekziston mundesia qe mos te qeshet me kete palaco bulevardi ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.