Ndërtimi në krizë - raporton BSH dhe rendit 4 arsye pse është ulur kërkesa për apartamente

Sektori i ndërtimit po kalon krizë. Vec mungesës së likujditeve nga shteti për punët publike, shtohet dhe rënia drastike e shitjeve të banesave, duke çuar në ulje të çmimeve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, çmimet e banesave në Tiranë kanë pësuar një rënie rekord në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas Bankës Qendrore, rënia vjetore e këtij treguesi -10.2%, ndërsa i deflatuar me indeksin e çmimit të konsumit, rënia vjetore reale shkon në -13.2%.
Përvec kësaj, ndryshe nga sa ka ndodhur në tremujorët e mëparshëm, këtë herë rënia e çmimeve të banesave është shoqëruar paralelisht edhe me rënie të çmimit të qirave. Pasi u rrit me 2.3% në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, indeksi i qirasë ra me 2.2% në tremujorin e tretë, ndërkohë që, duke e rregulluar me inflacionin rënia shkon në 5.5% - sipas Bankës së Shqipërisë.
Në një raport të saj (nga ku janë marrë shifrat e mësipërme) BSH thotë gjithashtu se zhvillimet në çmimet e banesave në tremujorin e tretë janë ndikuar në një masë më të madhe nga mungesa e kërkesave. Kjo e fundit është ndikuar nga
1 - besimi i ulët konsumator lidhur me zhvillimet në të ardhmen
2 - ngadalësimi i të ardhurave të disponueshme
3 - norma ende e lartë e papunësisë
4 - kushtet e shtrënguara të kreditimit (A.N.)
Comments
EDHE KUSHTET E KEQIJA QE KANE
<p>EDHE KUSHTET E KEQIJA QE KANE VETE APARTAMENTET..PO E SHOHIN NJEREZIT,,NEVOJAT PER HAPESIRE BRENDA DHE JASHTE, PER MURE TE HOLLE KU DEGJOHET KOMSHIU, PER NEVOJE SH TE LARTE TERMO-IZOLIM QE TE MOS KENE H KOSTO ENERGJIE..</p>
Add new comment