Ndërtimi në krizë - raporton BSH dhe rendit 4 arsye pse është ulur kërkesa për apartamente

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 10:30

Sektori i ndërtimit po kalon krizë. Vec mungesës së likujditeve nga shteti për punët publike, shtohet dhe rënia drastike e shitjeve të banesave, duke çuar në ulje të çmimeve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, çmimet e banesave në Tiranë kanë pësuar një rënie rekord në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas Bankës Qendrore, rënia vjetore e këtij treguesi -10.2%, ndërsa i deflatuar me indeksin e çmimit të konsumit, rënia vjetore reale shkon në -13.2%.

Përvec kësaj, ndryshe nga sa ka ndodhur në tremujorët e mëparshëm, këtë herë rënia e çmimeve të banesave është shoqëruar paralelisht edhe me rënie të çmimit të qirave. Pasi u rrit me 2.3% në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, indeksi i qirasë ra me 2.2% në tremujorin e tretë, ndërkohë që, duke e rregulluar me inflacionin rënia shkon në 5.5% - sipas Bankës së Shqipërisë.

Në një raport të saj (nga ku janë marrë shifrat e mësipërme) BSH thotë gjithashtu se zhvillimet në çmimet e banesave në tremujorin e tretë janë ndikuar në një masë më të madhe nga mungesa e kërkesave. Kjo e fundit është ndikuar nga

1 - besimi i ulët konsumator lidhur me zhvillimet në të ardhmen

2 - ngadalësimi i të ardhurave të disponueshme

3 - norma ende e lartë e papunësisë

4 - kushtet e shtrënguara të kreditimit (A.N.)

Comments

Submitted by ana (not verified) on

<p>EDHE KUSHTET E KEQIJA QE KANE VETE APARTAMENTET..PO E SHOHIN NJEREZIT,,NEVOJAT PER &nbsp;HAPESIRE BRENDA DHE JASHTE, PER MURE TE HOLLE KU DEGJOHET KOMSHIU, PER NEVOJE SH TE LARTE TERMO-IZOLIM QE TE MOS KENE H KOSTO ENERGJIE..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.