Mund të vjedhësh një 'Onufër' pa problem. Qeveria është dorëzuar

Pas dëmtimit dhe vjedhjes barbare të kishës së Shën e Premtes në Valas të Elbasanit, ku janë marrë dhe dëmtuar disa afreske të ikonografit të madh shqiptar Onufri, të cilat i përkasin periudhës post-Bizantine, ka reaguar Ministria e Kulturës me anë të një konference për shtyp. Sipas televizionit TCH, Drejtori i Trashëgimisë Kulturore pranë kësaj ministrie, Olsi Lafe është shprehur se me infrastrukturën aktuale është e pamundur për ministrinë që të ruajë me kohë të plotë monumentet e kulturës, qofshin ato edhe të gradës së parë, duke e lënë momentalisht mbrojtjen e tyre, kryesisht në dorë të fatit.
Citohet Lafe: “MTKRS administron një territor shumë të madh. Duke qenë se numri i monumenteve të kultit është shumë i madh dhe shumë prej tyre ndodhen në zona rurale, larg qendrave të banuara, është e pamundur të kontrollohen 24 orë në 24”. Lafe ka kërkuar ndihmën e publikut për ruajtjen e objekteve dhe raportimin e ngjarjeve të tilla në zonat ku ata banojnë. Kisha në fjalë daton prej vitit 1540 dhe mbart vlera të rralla kulturore të artit mesjetar shqiptar. (a.n.)
Comments
O zot sa kurajo kan qe dalin
<p>O zot sa kurajo kan qe dalin dhe bejn kshu deklaratash. Paskan qen plehra fare, po aq plehra sa ato qe e vodhen, jane per ti shkel me kembe. Ajo kisha ka 500 vjet qe mbijeto, kto nuk e mbrojne. </p>
Si ne vendet arabe.
<p><strong>Si ne vendet arabe.</strong></p>
Add new comment