Mund të vjedhësh një 'Onufër' pa problem. Qeveria është dorëzuar

Postuar në 09 Janar, 2013 14:58

Pas dëmtimit dhe vjedhjes barbare të kishës së Shën e Premtes në Valas të Elbasanit, ku janë marrë dhe dëmtuar disa afreske të ikonografit të madh shqiptar Onufri, të cilat i përkasin periudhës post-Bizantine, ka reaguar Ministria e Kulturës me anë të një konference për shtyp. Sipas televizionit TCH, Drejtori i Trashëgimisë Kulturore pranë kësaj ministrie, Olsi Lafe është shprehur se me infrastrukturën aktuale është e pamundur për ministrinë që të ruajë me kohë të plotë monumentet e kulturës, qofshin ato edhe të gradës së parë, duke e lënë momentalisht mbrojtjen e tyre, kryesisht në dorë të fatit.

Citohet Lafe:  “MTKRS administron një territor shumë të madh. Duke qenë se numri i monumenteve të kultit është shumë i madh dhe shumë prej tyre ndodhen në zona rurale, larg qendrave të banuara, është e pamundur të kontrollohen 24 orë në 24”. Lafe ka kërkuar ndihmën e publikut për ruajtjen e objekteve dhe raportimin e ngjarjeve të tilla në zonat ku ata banojnë. Kisha në fjalë daton prej vitit 1540 dhe mbart vlera të rralla kulturore të artit mesjetar shqiptar. (a.n.)

Comments

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>O zot sa kurajo kan qe dalin dhe bejn kshu deklaratash. Paskan qen plehra fare, po aq plehra sa ato qe e vodhen, jane per ti shkel me kembe. Ajo kisha ka 500 vjet qe mbijeto, kto nuk e mbrojne.&nbsp;</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>Si ne vendet arabe.</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.