Prokuroria do apelojë vendimin për 21 janarin. (Llalla hezitoi dje, u desh takimi i sotëm me Arvizunë)

Në Shqipëri burime të Prokurorisë së Përgjithshme i thanë sot Zërit të Amerikës se do të bëhet ankim në gjykatën e Apelit ndaj vendimi të djeshëm të Gjykatës së Tiranës e cila shpalli dje të pafajshëm komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të akuzuar për vrasjen e tre prej katër manifestuesve që u qëlluan me armë zjarri gjatë protestave të opozitës në 21 Janar të vitit 2011.
Shkruan faqja online e VOA: “Sot në mëngjes prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla pati një takim me ambasadorin amerikan Alexander Arvizu i cili rikonfirmoi qëndrimin ndaj vendimit të djeshëm të gjykatës, e cila përmes një njoftimi e cilësoi sot deklaratën e ambasadës amerikane si një ndërhyrje në proces. Por sipas ambasadorit Arvizu akuza të tilla ishin të pabaza. Prokuroria shqiptare deklaroi dje se ajo do të priste zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës për cështjen e 21 janarit, për të përcaktuar hapat e mëtejshëm që do të ndërmerrte.
Por sot burime nga Prokuroria e Përgjithshme, i thanë Zërit të Amerikës se vendimi që shpalli të pafajshëm dy drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, "do të cohej në Gjykatën e Apelit", pavarësisht motivacionit mbi të cilin u mbështet dje Gjykata. Më herët në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm ishte ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu. A.N.
Lajmi i VOA:
http://www.zeriamerikes.com/content/janar-prokuroria-ankim-a...
Comments
Nuk ka kurrfare vlere.

Nuk ka kurrfare vlere. Vrasesit kane filluar shtegtimin.Edhe sikur apeli ti denoje ata nuk do mund ti gjejne.

PO TANI ??? Ju lutem na

PO TANI ???

Ju lutem na ndriconi pak ...se cfare mund te ndodhe ne apel !!!

Me shume e shume respekt per ju zoti Nano dhe Zaloshnja...hidhuni dhe shkruani dicka se cfare mund te ndodhe ne apel.

Thirrni ne ndihme te gjithe eksperiencen e juaj dhe na shuani pak ankthin se si m und te jete vendimi i apelit.

20 vjet 'demokraci' dhe akoma

20 vjet 'demokraci' dhe akoma na duhet nderhyrja e Amerikes...per te ardhur keq

Add new comment