Ndahet nga jeta këngëtari italian Guiseppe Mango

Këngëtari italian Giuseppe (Pino) Mango, është ndarë nga jeta si pasojë e një infarkti, në përfundim të një koncerti që ai po mbante në Policoro, në provincën e Matera. Artisti i cili festoi 60-vjetorin datën gjashtë të muajit nëntor, është dërguar në spital, ku ka gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme.
Giuseppe Mango i cili ka lindur më 6 nëntor të vitit 1954 ,është një muzikant dhe tekstshkruajtës. Ai është rritur duke degjuar muzikën hard-rock, ndërsa te preferuarit e tij janë Led Zeppelin, Deep Purple, dhe Peter Gabriel.
Add new comment