LSI kthehet në zyrë punësimi. Apliko tani!

Postuar në 10 Shkurt, 2013 06:04

“LSI kthehet në zyrë punësimi.” Ky është titulli me të cilin hapet sot gazeta Shqip. Në kuadrin e fushatës zgjedhore ofrohen praktika pune në shtet e privat në këmbim të mbështetjes politike. Sipas Shqip, në Fier e Berat ka disa kohë që po shpërndahen formularë punësimi në këmbim të votave. Nëse i jep 40 vota LSI, punësohesh, sipas Shqip. Tani, kjo po bëhet dhe në Intenet. Në sajtin www.lsi.al shkruhet me të madhe: Apliko Tani! “Ju bëjmë me dije se të gjithë studentët e interesuar për këtë projekt tonin mund të aplikojnë, duke plotësuar formularin e mëposhtëm dhe duke e dërguar bashkangjitur me CV-në e tyre në adresën e e-mailit: praktikapune@lri.al.” Nga LRI kanë konfirmuar se deri tani ka 1000 aplikim nga Interneti.

Më tej thuhet:

“Përzgjedhja e studentëve që do kryejnë praktikat e punës do të bëhet në bashkëpunim me institucionet që na i ofrojnë ato, kriter kryesor do të jetë që studenti të jetë në marrëdhënie shkolle, të ketë plotësuar 60 kredite si dhe të ketë plotësuar me saktësi 3 pyetjet e fundit në formularin e aplikimit.” Cilat janë këto 3 pyetje?

  1. Listoni më poshtë aftësitë tuaja të cilat mendoni se do t’ju ndihmojnë për të kryer me sukses praktikën e punës (njohuri kompjuterike, njohuri mbi gjuhët e huaja, aftësi në komunikim etj)
  2. Cila është arsyeja për të cilën jeni i/e interesuar për këtë praktikë pune?
  3. Si mendoni se do t’ju ndihmojë kjo praktikë pune në të ardhmen ?

Interesante është pika 2, që “duhet plotësuar me saktësi”, arsyeja që je i interesuar për punë!! Cila mund të qe përgjigja e saktë që të siguron punën?

k.c.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Pse me falni, ca jane dy partite e medha pervecse zyra akoma me te medhaja punesimi?</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Cben prokuroria jone? perse nuk fillon hetimet? tani as deputetet nuk kane imunitet...Na kane care koken ca muaj me pare per rendesine e heqjen se imuniteteve...</p>

Submitted by proletari (not verified) on

<p>Ku qendron e keqja ketu ?! Shume mire ben qe puneson njerez dhe sidomos te rinje .Te marrin shembull dhe partite e &nbsp;tjera nga LSI_ja se boll na lodhen koken me demagogji boshe ..Njerzit duan pune dhe jo llafe&nbsp;</p><p>Ju lumte juve te LSI_se ...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.