LSI kthehet në zyrë punësimi. Apliko tani!

“LSI kthehet në zyrë punësimi.” Ky është titulli me të cilin hapet sot gazeta Shqip. Në kuadrin e fushatës zgjedhore ofrohen praktika pune në shtet e privat në këmbim të mbështetjes politike. Sipas Shqip, në Fier e Berat ka disa kohë që po shpërndahen formularë punësimi në këmbim të votave. Nëse i jep 40 vota LSI, punësohesh, sipas Shqip. Tani, kjo po bëhet dhe në Intenet. Në sajtin www.lsi.al shkruhet me të madhe: Apliko Tani! “Ju bëjmë me dije se të gjithë studentët e interesuar për këtë projekt tonin mund të aplikojnë, duke plotësuar formularin e mëposhtëm dhe duke e dërguar bashkangjitur me CV-në e tyre në adresën e e-mailit: praktikapune@lri.al.” Nga LRI kanë konfirmuar se deri tani ka 1000 aplikim nga Interneti.
Më tej thuhet:
“Përzgjedhja e studentëve që do kryejnë praktikat e punës do të bëhet në bashkëpunim me institucionet që na i ofrojnë ato, kriter kryesor do të jetë që studenti të jetë në marrëdhënie shkolle, të ketë plotësuar 60 kredite si dhe të ketë plotësuar me saktësi 3 pyetjet e fundit në formularin e aplikimit.” Cilat janë këto 3 pyetje?
- Listoni më poshtë aftësitë tuaja të cilat mendoni se do t’ju ndihmojnë për të kryer me sukses praktikën e punës (njohuri kompjuterike, njohuri mbi gjuhët e huaja, aftësi në komunikim etj)
- Cila është arsyeja për të cilën jeni i/e interesuar për këtë praktikë pune?
- Si mendoni se do t’ju ndihmojë kjo praktikë pune në të ardhmen ?
Interesante është pika 2, që “duhet plotësuar me saktësi”, arsyeja që je i interesuar për punë!! Cila mund të qe përgjigja e saktë që të siguron punën?
k.c.
Comments
Pse me falni, ca jane dy
<p>Pse me falni, ca jane dy partite e medha pervecse zyra akoma me te medhaja punesimi?</p>
Cben prokuroria jone? perse
<p>Cben prokuroria jone? perse nuk fillon hetimet? tani as deputetet nuk kane imunitet...Na kane care koken ca muaj me pare per rendesine e heqjen se imuniteteve...</p>
Ku qendron e keqja ketu ?!
<p>Ku qendron e keqja ketu ?! Shume mire ben qe puneson njerez dhe sidomos te rinje .Te marrin shembull dhe partite e tjera nga LSI_ja se boll na lodhen koken me demagogji boshe ..Njerzit duan pune dhe jo llafe </p><p>Ju lumte juve te LSI_se ...</p>
Add new comment