Akuzat për përdhunim, ‘përdhoset’ ylli i Bill Cosby në ‘Walk of Fame’

Ylli i Bill Cosby në ‘Walk of Fame’ është përdhosur nga persona të panjohur që kanë shkruar tri herë mbi të fjalën ‘përdhunues’.
Incidenti vjen pasi aktori, dikur kult për amerikanët, po përjeton një periudhë të errët në karrierën e tij, pasi dhjetëra gra e kanë akuzuar për ngacmim seksual, dhunë dhe përdhunim gjatë kohës kur aktori ishte shumë i famshëm dhe adhurohej nga të gjithë.
‘Walk of Fame’, bulevardi ku janë vendosur yjet e personazheve më të njohur të botës së spektaklit, vizitohet çdo vit nga miliona turistë.
Add new comment