Avril Lavigne ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Postuar në 09 Dhjetor, 2014 11:08

Nuk e kemi parë të shfaqet në publik që nga muaji tetor, madje as në rrjetet sociale nuk ka qenë aktive, dhe kjo na shtyrë të mendojmë se mbase Avril Lavigne, është ndarë nga bashëkshorti , prandaj dëshiron që të qëndrojë larg vëmendjes së mediave, por jo. Me anë të nje statusi që postoi në Twitter Avril pohoi se ka disa probleme shëndetësore , pa hyre të detaje të mëtejshme.

 

Këngëtarja shkroi :”Ndihem keq sepse nuk kam patur mundësinë t`i shpjegoj fansave të mi se cfarë po ndodh. Nuk ndihem mirë. Kam probleme shëndetësore. Kështu që do tju kërkoja të luteshit për mua.‘’  Kjo ka ardhur vetëm pak kohë pasi u përhapën fjalë se ajo dhe bashëkshorti Chad Kreagor janë në prag të divorcit. Miq të ciftit siguronin se ata kishin zënka të shumta, madje dhe personat pranë Avril nuk ishin dakord me vazhdimsinë e martesës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.