Rrëfimi tronditës i gruas: Më vdiqën dy fëmijë, për shkak se pija duhan.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 17:26

Sophie Jones është një grua angleze është përballur me dhimbjen më të madhe që mund të kalojë një nënë, humbjen e dy fëmijëve të saj.
Ajo jeton me brengën se e di që ka qenë ajo shkaku i vdekjes së tyre, pasi vazhdonte të pinte duhan gjatë shtatzënisë, më shumë se 25 cigare në ditë. Tashmë 31 vjeçarja paralajmëron nënat e tjera që të kenë kujdes, bazuar në eksperiencën e saj të tmerrshme. Sipas Sophie, pirja e duhanit gjatë kohës që ishte shtatzënë, ka ndikuar në vdekjen e djalit të saj Frankie, i cili ndërroi jetë vetëm katër ditë pas lindjes në vitin 2006 dhe të djalit të saj Korey, i cili vdiq gjithashtu pak çaste pas lindjes. “Është shkatërruese të humbësh dy fëmijë kur as nuk e pret. Gjatë kohës që i varrosja mendoja se nuk duhet të ishin aty, por në dhomat e tyre. Mendoj për ta çdo ditë, por është edhe më trishtuese në këtë periudhë të vitit, pasi kur vijnë Krishtlindjet mendoj se duhet të ishin edhe dy dhurata të tjera”, tregon Sophie, e cila ka sjellë në jetë edhe pesë fëmijë të tjerë. Tashmë ajo është shtatzënë sërish, por e ka ndalur duhanin falë ndihmës së Northumberland Stop Smoking Service, në Mbretërinë e Bashkuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.