Napolitano rizgjidhet President i Italisë. ShBA dhe Europa marrin frymë të lehtësuar

Vendimi I Napolitanos për të pranuar një mandat të ri, ka bërë që të marrë frymë më lirshëm Europa dhe ShBA: jo se të tërë presin që Italia të ndezë motorët për të ecur përpara, por ri-zgjedhja e Napolitanos, të paktën vë një digë pritëse ndaj kolapsit dhe vë bazat që ky vend të mund të marrë përsëri rrugën drejt së ardhmes. Ky është vëzhgimi i La Stampa-s për reagimin në Perëndim ndaj zgjedhjes së Napolitanos. Presidenti ka qenë pikë referimi i vazhdueshëm për Shtëpinë e Bardhë në shtatë vitet e fundit, qoftë dhe për faktinë që kishte legjitimitetin e një mandati shtatë-vjeçar, ndryshe nga drejtuesit e qeverisë që erdhi dhe shkoi. Por mbi të gjitha ai dha garanci të përgjegjësisë të brendshme dhe ndërkombëtare, për reformën e rëndë të taksave. Prej disa javësh Italia që ishte në buzë të greminës, të paktën, tani tërhiqet një hap prapa nga katastrofa.
k.c.
Comments
Shyqyr qe pranoi dhe nuk ia
<p>Shyqyr qe pranoi dhe nuk ia la ne dore nje idioti si Beppe Grillo. Zoti nga ruajte nga krizat, se nxjerrin ne skene handikapate te tille si Grillo ne Itali apo Agimi i Arte ne Greqi. </p>
Add new comment