Sinonim i standardit të dobët jetësor - thotë Ivica Daçiç për Shqipërinë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se me marrëveshjen për veriun e Kosovës, të arritur në Bruksel më 19 prill, është garantuar "siguria më e madhe e mundshme për popullatën serbe në këtë pjesë". Sipas tij, ushtria e ardhshme e Kosovës, ose cilido formacion tjetër, nuk do të mund të hyjë “në territorin e katër komunave”. “Ata mund të hyjnë vetëm me bekimin e KFOR-it, përkatësisht NATO-s dhe atë në raste të katastrofave natyrore dhe me lejen e serbëve. Ne nuk kemi mundur të paramendojmë garancion më të madh”, ka thënë Daçiç - sipas radios Europa e Lire.
Me pas ka folur për dobitë ekonomike nga hyrja në BE dhe ka thënë lirshëm një frazë qëpo komentohet gjatë në forumet online, Duke terhequr vërejtjen se nëse Serbia, mbetet jashtë bllokut, atë do të mund ta tejkalojë edhe Shqipëria, Daçiç eshte shprehur: "Dhe nëse Shqipëria na tejkalon në zhvillimin ekonomik, kjo do të thotë se ne si popull, duhet të kryejmë kolektivisht harakiri. Nuk kam gjë kundër Shqipërisë, por ai vend gjithmonë ka qenë sinonim i standardit të dobët jetësor”.
Comments
Te rrijme shtrember dhe te

Te rrijme shtrember dhe te flasim drejte thote populli....ketu me duket qe serbi ka te drejte....me keqardhe e them qe jemi nder vendet me te varfer ne bote. kjo eshte nje shuplake qe ky serbi i jep gjithe horrave te politikes sone, ku pjesen me te madhe te fajit e ka sali berisha per fundosjen akoma edhe me shume ne varferi kete vend e kete popull. Per cerek shekulli nuk ndertuan asnje rruge brenda standarteve, shkaterruan ambjentin duke e mbushur me plahra dhe ndertime te shemtuara e pa asnje planifikim, sjkatyerruam ate arsim qe ishte, shkaterruan ekonomine plotesisht (vdhi saliu e familja e tij dhe therrimet e mbetura i la t'i marrim zagaret qe nuk dine te bejne asnje pune), eshte qesharake po per nje cerek shekulli ne nje vend ku nuk ka hekurudha nuk eshte ndertuar as edhe nje mm hekurudhe e keshtu vendi me siperfaqe 28000 km2 nuk ka nje sistem hekurudhor , kjo tregon shume dhe na verteton edhe nje here se cfare gomeresh e kriminelesh kemi mbajtur mbi kurriz 25 vjet me rradhe. etj etj, etj sepse po i permenda te gjithe do te vije ere e keqe...

Une ndjej turp te thelle dhe nuk kam fjale t'a kundershtoj serbin kryeminister...dhe jam i mbushue me urrejtje per idiotin shebetor te serbeve qe kemi kryeminister deri me 23 Qershor.

Per fat te keq ka te drejte,

Per fat te keq ka te drejte, standart skandaloz jetese, edhe leke te kesh nuk te kane vlere kur sheh pisllek, maskarallek, korrupsion, fytyra te poshtra qe duan te te imponohen me cdo kusht. C'te thuash me, mund te shkruash gjithe diten.

Lene Shqipnine e mos ia kjaje

Lene Shqipnine e mos ia kjaje hallin. Shif Serbine tande mor Daçiç, se njate detyre ke ti.

Ky eshte problemi ne thelb i

Ky eshte problemi ne thelb i zgjidhjes se Shqiperise natyrale. As vete shqiptaret nuk bashkohen, po nuk pati nje Shqiperi te forte ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht. Ketu me vjen te shtoj dy fjale per komunizmin, qe ne teresine e tij kishte te mira por edhe shume te meta. Alfabetizmi, industrializmi, çrrenjosja e traditave mesjetare, pavaresia nga fuqite e medha dhe forca ushtarake ishin gjera te mira, kurse ekonomia, te drejtat personale dhe liria e shprehjes se njeriut, ishin anet shume te erreta te ketij sistemi, qe ketu kthehemi tek artikulli, bene qe shqiptaret te ishin te fundit ne Ballkan ne mireqenie, ne menyre qe te kontrolloheshin me lehte nga ata qe i ndane. Duhet akoma durim dhe shume pune, sidomos demokraci, qe te arrihet zgjidhja e çeshtjes se bashkimit perfundimtar te shqiptareve.

Add new comment