Karl-Renner-Institut mohon të ketë patur ndonjë incident mes Ramës dhe djalit diplomat të Neritan Cekës

Autoritetet zyrtare austriake të “Renner Institut”, që organizuan takimin e Edi Ramës në Vjenë, mohojnë të ketë ndodhur ndonjë incident si ato që përshkruan media qeveritare në Shqipëri. Dr.Gerhard Marchl i Karl-Renner-Institut në një përgjigje për kryeredaktorin e lajmeve në News 7 të platformës Tring, Noljan Lole, thotë se:
“Dje u zhvillua dialogu me Edi Ramën dhe ishin gati 140 veta në sallë ku Rama iu përgjigje pyetjeve dhe të interesuarve. Çdo i ftuar kishte mundësinë të pyeste dhe kështu aktiviteti përfundoi qetësisht. Përsa i përket pyetjes suaj se ka pasur ngjarje apo të tilla si ju thoni, ne duam t’u themi se në dijeninë tone nuk kemi asnjë info se ka ndodhur një gjë e tillë”.
Egin Ceka, djali i Neritan Cekës, që shërben në ambasadën shqiptare në Vjenë, i ka raportuar dje në mbrëmje në një raport zyrtar Ministrisë së Jashtme se ka pasur një incident verbal dhe fizik me Edi Ramën në këtë forum, etj
Comments
Atehere, si shpjegohet qe
<p>Atehere, si shpjegohet qe Ruçi i ka kerkuar Berishës pezullimin nga puna te ketij diplomati?</p>
por incidenti nuk ka ndodhur
<p>por incidenti nuk ka ndodhur gjate zhvillimit te takimit, por me pas - qe ata te mos kene pasur informim se cfare ka ndodhur me pas, nuk cudit njeri. Incidienti duket te kete qene i shkurter e mes shqiptaresh dhe eshte shume e mundshme qe ata te mos e kene vene re. Edhe nese institutit do i kete shkuar ne vesh, nuk e kane raportuar sepse, persa kohe qe nuk e kane pare me syte e tyre, nuk e raportojne se i bie te raportojne thash e theme, e ne situata kaq te polarizuara si ajo shqiptarja, kjo do te perkthehej si marrje pozicioni. Por, kush i njeh te dy aktoret, nuk e ka aspak te veshtire te kuptoje qe ai qe thote te verteten eshte Egin Ceka.</p>
Lideri i opozites po shfaqet
<p>Lideri i opozites po shfaqet cdo dite e me hapur se sa i pagdhendur eshte dhe qofte edhe i provokuar ai duhet tu shmanget ketyre provokimeve. Rama po tregon se nuk eshte aspak ndryshe nga Berisha por nepermjet perralles se rotacionit deshiron ti rrembeje prene e gllaberuar ketij te fundit. Detajet bejne diferencen. Te shohim pra ne 23 qershor sa sa josylesh do te tregohet votuesi shqiptar perkundrejt ketyre detajeve qe Rama nuk mungon ti shfaqe(se sa per Berishen e njohim tash 23 vite), por me keqardhje konstatoj se ne zgjedhjen qe votuesi ka bere deri me sot ka mbizoteruar sylesheria.. </p>
Shume mire ia beri Rama
<p>Shume mire ia beri Rama cfaredo t'i kete thene. I kane kthyer ambasadat ne mbledhje familjare ku futen gjithe femijet e horrave te Saliut.</p>
Add new comment