Daçiç serbëve të Kosovës: Problemet duhet t’i zgjidhni me Prishtinën, jo me Beogradin

Postuar në 01 Maj, 2013 12:21

Është e qartë se do të duhet shumë kohë që marrëveshja Thaçi-Daçiç e arritur nën presionin e patronazhin e Brukselit të zbatohet deri në fund. Ka pengesa si në Prishtinë, ashtu dhe në Beograd.

Daçiç po provon të ecë në këtë rrugë, duke rrezikuar politikisht më shumë se Thaçi. Ai e ka të vështirë të bindë serbët e Kosovës se tash e tutje do duhet ta flejnë mendjen e t’i zgjidhin problemet me Prishtinën. Ai i pari e di se – kështu është shprehur pas një takimi me serbët e Kosovës – “mekanizmi është i thjeshtë: hiq pagat, mbyll vendet e punës dhe ja, kështu zgjidhet problemi i institucioneve paralele”. Por për këtë i duhet t’i bindë serbët e Kosovës, dhe jo t’u imponohet atyre.

“Të mos kujtojë kush se ne jemi të marrë; serbët e veriut të Kosovës duhet të merren me Prishtinën, dhe jo me Beogradin... Ngatërresa me tërë botën s’është zgjidhje”, ka thënë Daçiç në Beograd para gazetarëve.

Janë qëndrime që një a dy vjet më parë nuk mund të mbaheshin.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.