Ndahet nga jeta Giulio Andreotti; Gazetat italiane: Vdes simboli i pushtetit

Postuar në 06 Maj, 2013 07:20

Sot në mesditë, saktësisht në orën 12.25, në apartamentin e tij në Romë, ka vdekur në moshën 94 vjeçare Giulio Andreotti, i cili kish mbi një vit që nuk shfaqej në publik. “Ka vdekur Andreotti, një jetë e tërë në pushtet”, thosh titulli kryesor i gazetës il Corriere della Sera, e cila ka bërë me mijra raportime të lidhura me njeriun që ka qenë 7 herë kryeministër, 8 herë ministër i mbrojtjes e dhjetra herë të tjera ministër në sektorë të tjerë.

“Ka vdekur Andreotti, simbol i pushtetit”, ka shkruar gazeta tjetër la Repubblica, dhe duket se titulli nuk ndryshon shumë nga ai i Corriere-s.  E nuk ka se si të jetë ndryshe. La Stampa përsëriste titullin e Corriere-s: Ka vdekur Andreotti, një jetë e tërë në pushtet.

Lajmin e kanë dhënë të gjitha gazetat e agjencitë informative të Europës.

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

i perfolur per gjithe te zezat e dheut dhe i implikuar ne te pakten dyfishin e gjerave per te cilat u perfol, u be nje nga arkitektet e prosperitetit italian. Pavaresisht moralit te diskutueshem te politikave te tyre, njerez si Andreoti, Fanfani, Craxi, Moro etj qene politikane makiaveliste pozitive qe te keqen e kishin mjet dhe jo qellim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.