A ndikohet ende mendja e Berishës nga "hakmarrja ndaj 97-s"?

Postuar në 06 Maj, 2013 10:46

James Pettifer & Miranda Vickers janë autorë të disa librave mbi Ballkanin dhe çështjen shqiptare. Ngjarjet e 97-s dhe ato të 98-s gjithashtu janë trajtuar prej tyre në dy botime të ndryshme. Ata kanë edhe një teori të tyren përsa I përket asaj që ndodhi në 14 shtator 1998 në tiranë.

Në një botim sot në të përditshmen DITA dyshja Pettifer-Vickers shkruajnë ndër të tjera: “Vrasja e Hajdarit i kishte krijuar Berishës shansin të vihej në lëvizje, ajo që ai kishte shpresuar të bëhej një kryengritje e armatosur popullore që do ta katapultonte për t’u kthyer në presidencë dhe në qeveri. Berisha u llahtaris nga shpejtësia me të cilën kundërshtarët e tij u mobilizuan në marsin e ‘97-ës në jug të Shqipërisë. Në të njëjtën formë ai u përpoq të nxiste një rebelim popullor të ngjashëm duke u mbështetur në veri. Deri më tash revoltat e parashikuara prej tij kundër qeverisë nuk kishin ndodhur. Shqiptarët ishin lodhur e rraskapitur nga kaosi i pafundmë dhe dhuna e politikës së rrugës. Thirrja e Berishës për një revoltë të gjerë në shkallë kombëtare nuk arriti të prekte telat e popullsisë së stërmunduar dhe të trrembur. Ish-Presidenti, baza e mbështetjes së të cilit ishte relativisht e vogël dhe ideologjikisht e paqëndrueshme, i kishte bërë hesapet shumë gabim kur kishte kujtuar se do të kishte me vete aq njerëz gjithandej vendit që ta mbështesnin atë për t’u rikthyer sërish në pushtet. Madje në vendlindjen e tij në Tropojë, në zgjedhjet e 1997-ës, shumica e zgjedhësve kishin votuar për Partinë Socialiste, ndoshta më shumë nga shpresa për të marrë sërish paratë e humbura në skemat e falimentuara të fajdeve se nga ndonjë admirim për Nanon dhe partinë e tij. Fakti që shëmtia e Tiranës nuk u përsërit në qytete të tjera të vendit, madje as në trevat e shpallura si antisocialiste si Kavaja dhe Lazarati, provuan mungesën e plotë të mbështetjes ndaj Berishës në shkallë vendi, sikurse në të vërtetë kishin treguar zgjedhjet e qershorit…” a.n.

 

Foto: 14 shtator 1998

Botimi: http://gazetadita.al/a-domonohet-mendja-ende-mendja-e-berish...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.