KQZ pranon se ka dështuar sistemi elektronik – më shpejt numërohen me dorë!

Dështimin me projektin e teknologjisë në zgjedhje e konfirmon tashmë zyrtarisht edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton Top Channel. Mbledhja ka mbaruar mbrëmë vonë dhe ka hedhur në erë shpresën që fletët e votimit t’ia heqim njerëzve e t’ua japim për numërim makinave. KQZ në testin e realizuar mbërrin në këto katër konkluzione: 1. Sistemi nuk dallonte në pjesën e kuadratit të bardhë në të djathtë të partisë ku vendosej shenjimi nëse ishte shenjë apo shkrim. Në këtë mënyrë votuesi mund të vendos cdo shenjim në Zgjedhjet 2013 dhe sistemi e konsideron të vlefshëm. 2. Prova nuk filloi me gjenerimin e “raportit zero” i cili duhet të garantojë që paraprakisht në sistem nuk ka informacion të mbetur (detyrim i përcaktuar në aneksin II, pika 1.9 të kontratës). 3. Skanimi i dy fletëve përnjëherë dhe që skaneri nuk ndalonte automatikisht. Ishte një proces i cili nuk garanton saktësi 100%. 4. Procesimi i fleteve filloi ne oren 10:18 dhe mbaroi në orën 17:58 (Raporti Indra) nisur nga praktika e deritanishme, për një volum të tillë të numërimit të fletëve të votimit ngritja e 5 grupeve të numerimit do të kishte nxjerrë rezultat më të shpejtë. k.c.
Add new comment