Dy auditues që verifikojnë të njëjtat dokumenta e nuk shohin të njëjtat gjëra. A do kemi zgjedhje, vallë?

Dy audituesit e emëruar nga KQZ-ja pranë Ministrisë së Brendshme kanë raportuar sot mbi gjendjen në listën përfundimtare të zgjedhësve. Dhe kanë prezantuar të dhëna kontradiktore. Audituesi i PD-së raportoi vetëm 1130 emra të dyshuar si të dubluar në listën përfundimtare, ndërsa audituesi i opozitës raportoi për plot 27 mijë të tillë; raportoi gjithashtu për 348 mijë shtetas pa adresë.
Por gjatë debatit në KQZ për këtë argument, kryetarja Lefteri Lleshi bëri deklaratën se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen”. Nuk ia kërkoi kush dorëheqjen, por ishte ajo që e përmendi. Për ta refuzuar.
Ja dialogu i saj me përfaqësuesin e PS-së deri në momentin që ajo flet për dorëheqjen e saj:
-Zoti Gjonçaj më shumë folët politikisht se sa teknikisht zoti Gjonçaj.
-Unë s’kam asgjë. E gjithë bota thotë që ka një problem, vetëm ti thua që jemi në rregull.
-Unë do të vazhdoj ta kryej detyrën [e kryetares së KQZ-së, dhe nuk ndjej asnjë detyrim moral] që të jap dorëheqjen.
-Unë s’ua kërkova dorëheqjen.
Re.Pu.
Add new comment