Shuhet ylli italian Virna Lisi 78-vjeç
Është ndarë nga jeta në moshën 78 vjecare një prej ikonave të bukurisë italiane, Virna Lisi. Aktorja fillimisht është bërë e famshme për paraqitjen e saj të jashtme në vitet ’60 kur ishte ende shumë e re, dhe më pas e kemi parë të qëndrojë pranë yjeve me famë globale si Frank Sinatra në 1966. Virna Lisi korri sukses të padiskutueshëm në Hollywood pas pjesëmarrjes në filmin ‘Si të vrasësh gruan tënde. ’ Ishte një nga emrat më me peshë në kinemanë Europiane, madje në 1994 ajo fitoi trofeun aktorja më e mirë në festivalin e filmit në Kanë. Nje dekadë më pas ajo u nderua me Golden Globe Italian për kotributin e dhënë në kinema.
Filmat e saj te fundit janë realizuar në vendlindje , në Itali,ndërsa pritej të rikthehej në ekran me një komedi italiane , të quajtur ‘Latin Lover’ e cila do të publikohet gjatë vitit të ardhshëm. Virna Lisi , një yll që nuk do të shuhet kurrë në kinemanë botërore , u nda nga jeta vetëm 1 vit pasi përcolli për në banesën e fundit bashkëshortin prej 53 vitesh, arkitektin Franco Pesci.

Add new comment