Përsëri Skënder Tufa... arrestohet sapo i afrohet Kryeministrisë

Armiku më i madh i këtij shteti vazhdon të mbetet Skënder Tufa! Sot, është arrestuar live (në A1 report) sepse... iu afrua trotuarit të Kryeministrisë!
E vërteta është se ish-të përndjekurit politikë kishin në plan të protestonin sot paradite (në një protestë të paralajmëruar që të hënën) duke tentuar të hedhin mbeturina në trotuarin para kryeministrisë, por janë ndaluar nga forcat e policisë të cilët ishin vendosur përpara godinës së qeverisë.
Tufa pat ftuar qytetarët që t'i bashkoheshin protestës së sotme (normalisht, asnjë nuk u duk) për të hedhur vezë e domate në shenjë pakënaqësie ndaj veprimeve të qeverisë së kryeministrit Berisha e cila nuk ka zbatuar me përpikmëri ligjin e dëmshpërblimeve për ish të përndjekurit, njofton A1 report.
Highlight i ngjarjes mbetet arrestimi i tyre sapo i janë afruar trotuarit, janë futur në makinat e policisë për tu dërguar në rajon. Si gjithmonë, policia është një hap para ngjarjeve.
k.c.
Add new comment